Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra deklaroi se Lulzim Basha ka larguar PD nga parimet e saj si parti konservatore.
Ai po ashtu shtoi se do të rikthehen në PD të gjithë ata që u larguan padrejtësisht nga Lulzim Basha.
Berisha u shpreh se PD do të zgjerohet më tej.
“Po përpiqemi të rikthejmë vlerat tona. Po rikthejmë të gjithë ata që u larguan nga PD. Kam kënaqësi që fushatën në Shkodër e udhëheq Arben Imami nga Tirana. Kërkesa qe këtu, nuk ishte mendimi im. Ai ka punuar këtu. Që të gjithë ata që duan të rithehen janë të mirëpritur. Jozefina (Topalli) ka pasur një kontribut dhe ka kontributin e saj të pamohueshëm. Të gjithë do kthehen. Ne jemi për hapjen e PD.” tha ai.