I ftuar në një emision televiziv, nëndrejtori i Burgjeve Femi Sufaj ka deklaruar se tarifa për një ditë burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është 25€/dita.
Tahiri po vuan dënimin me 3.4 vite burg në IEVP-në e Fierit. Ai ndodhet i vetëm në një dhomë të pajisur me disa orendi bazë si frigoriferi dhe televizori. Ish-ministri është lënë në një dhomë të veçuar për shkak se i cënohet siguria nga të burgosurit e tjerë.
“Momenti që të fillojë zbatimi i hartës së re gjyqësore. Ne mendojmë se mund të aprovohet. Kur do të aplikohet do të ndryshojë dhe harta e burgjeve. Janë tre institucione të vogla që do të mbyllen. Ka më shumë punonjës sesa të burgosur. Ka ardhur koha të rishikohet harta e re e burgjeve. Institucionet që nuk janë efektive do të mbyllen”,-deklaroi Sufaj ndër të tjera.