Home AKTUALITET Ngjarje e rëndë në Librazhd, burri vret gruan me sëpatë dhe më...

Ngjarje e rëndë në Librazhd, burri vret gruan me sëpatë dhe më pas vetëvaret

1452
0

Krimi në familje ka goditur serish vendin tonë, këtë herë në Librazhd, ku burri ka vrarë bashkëshorten me sëpatë dhe më pas ka varur veten.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragostunjë. 56-vjeçari Qemal Bici ka qëlluar për vdekje gruan, Menturie Bici, 54 vjeçe.

Pas krimit, burri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë (sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten”,- thotë policia.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here