Home AKTUALITET Ngjela bën deklaratën e fortë: Amerika i ka ngritur kurth Putinit!

Ngjela bën deklaratën e fortë: Amerika i ka ngritur kurth Putinit!

1240
0

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me sulmin e Rusisë, në Ukrainë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela thekson se një ndër arsyet se pse sipas tij Amerika nuk ka ndërhyrë në Ukrainë, është se i ka ngritur kurth Putinit.

Ngjela thekson se ajo i ka ngritur kurth Vladimir Putinit me një luftë që mund ta drejtojë Amerika. Siç duket politika amerikane kërkon shkatërrimin e Rusisë ose eliminimin e Putinit nga opozita ruse.

Kam një pyetje për këta pafillot që i gëzohen Rusisë.

Cila është pyetja?

Po sikur Amerika të kishte dislokuar aeroplanmbajtësen e madhe Ajzenauher në portin e Odesës në Ukrainë; të kishte bërë një marrëveshje ushtarake me Ukrainën dhe të kishte bërë furnizime armësh dhe raketash të sofistikuara aty: do ta bënte Rusia sulmin kundër Ukrainës?

Përgjigjja është – jo; nuk do ta bënte

Atëherë, pse nuk e bëri Amerika këtë lloj ndërhyrjeje?

Mundësia më e madhe është me përgjigjen: ajo i ka ngritur kurth Vladimir Putinit me një luftë që mund ta drejtojë Amerika. Siç duket politika amerikane kërkon shkatërrimin e Rusisë ose eliminimin e Putinit nga opozita ruse.

Ja pra, kjo është çështja.

Atëhere: mos është ky vërtet një kurth për shkatërrimin e Rusisë dhe të Putinit?

Gjithçka mund të ndodhë…”-shkruan Spartak Ngjela.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here