Inteligjenca amerikane ka ngritur alarmin, ndërsa zyrtarë të saj mendojnë se presidenti rus, Vladimir Putin mund të kërcënojë me arsenalin bërthamor të Rusisë nëse forcat e mbrojtjes ukrainase vazhdojnë të pengojnë pushtimin e tij në vendin e tyre.
Ushtria amerikane beson se Putin po planifikon të përdorë armë bërthamore dhe zbulon se po punon për të shtuar arsenalin ushtarak me armë të reja bërthamore që mund të mposhtin mbrojtjen perëndimore dhe që mund të shkaktojë dëme të mëdha në Perëndim. Scott Berrirer, Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, zbuloi shqetësimet në një raport prej 67 faqesh të kërcënime globale.
Ai ngre spektrin e një sulmi të mundësh bërthamor në Kiev, kryeqyteti ukrainas i cili deri më tani i ka rezistuar përparimeve ruse. Raporti i Berrirer vë në duke se Rusia pretendon se po zhvillon raketa që janë të afta të anashkalojnë mbrojtjen e Perëndimit.
”Ndërsa kjo luftë dhe pasojat e saj dobësojnë ngadalë forcën konvencionale ruse, Rusia ka të ngjarë të mbështetet gjithnjë e më shumë në armët e saja bërthamor për të sinjalizuar Perëndimin dhe për të zbuluar forcën ndaj audiencës së saj të brendshme dhe të jashtme,” shkroi Berrier.
Burimi: dailymail.co.uk