Në orët e para të mëngjesit të sotëm, fadromat e IMT kanë ndëryrë në zonën e 5 Majit, ku ka nisur shembja e banesave, pavarësisht rezistencës së banorëve.
Banorët në shenjë rezistence, kanë tentuar që të pengojnë policinë që të ndërhyjë, duke refuzuar që të largohen, ndërsa është paralajmëruar që të shemben 12 banesa.
Ndërkohë që janë përplasur edhe me policinë, ku kanë qëlluar me shkopinj si dhe kanë hedhur shashka. ‘Jeni plehra, jeni plehra’, dëgjohen ato t’u thonë efektivëve të policisë.
Ndërkohë mësohet se ka mbërritur edhe OSHEE me qëllim ndërprerjen e energjisë eletrike.
Ndërsa, banorët përpiqen të bllokojnë ndërhyrjen.