Pavarësisht se gripi i shpendëve ka rritur frikën e konsumit të vezëve tek qytetarët, çmimi i një kokrre vezë ka arritur vlerën 44 Lekë. Ky faktor ka ndikuar në rritjen e çmimit të vezëve në treg.
Dy javë më parë një kokërr vezë blihej me gjysmën e çmimit teksa vlera ka pësuar rritje stratosferike. Veza e paketuar e cilësisë së parë kushton 30 deri 44 lekë sot në supermarketet e Tiranës.
Familjet e varfra i konsiderojnë rritjet e çmimeve fundosëse në krahasim me ekonominë e tyre, ndërsa për pensionistët, veza është kthyer në luks.
Ekspertët thonë se si pasojë e ngordhjes së mijëra pulavë në Durrës, çmimi i vezëve është shtrenjtuar 7 herë në 13 ditë.