Home POLITIKE “Njeriu që rren”/ Jozefina Topalli: Basha është i paaftë për t’u tupëruar

“Njeriu që rren”/ Jozefina Topalli: Basha është i paaftë për t’u tupëruar

763
0

Ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e cila cilësuar Lulzim Basha, si njeriu që rren.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Toalli radhit gënjeshtrate tij.

“Njeriu që rren !

Nuk i lëviz fytyra kur rren e thotë se iu futa unë në Nato; iu bëra unë liberalizimin e vizave; Sot i tha shqiptarëve se ky kishte pas “rrëzu “ edhe statujën e Shokut Enver ( sozia e të cilit është për të pame e për të bame)” bashkë me familjen e tij biologjike”!

Ky është i pa aftë per t’u turpëruar.

Ky që hedh gaz mbi ata që e kane votuar; ky që thotë se 1975=5004; ky që i mbyll derën me brave deputetëve të zgjedhur, ky që manipulon votimet i kapur mat me zë e me figurë ; ky që është bërë oligark mbi sakrificën e demokratëve është problem serioz për jetën politike të vendit; ky që djeg mandatet pasi i hapet dosja e lobimit Muzin; ky që kërkoi destabilizimin e vendit për të mbyllur hetimet ndaj ndaj tij; ky që dekonspiron hetime ndërkombëtare në favor të grupeve kriminale; 

Ky që shet çdo gjë dhe çdo njeri, që nuk jep as llogari politike as llogari për vilat e pasuritë e tij është në finishin politik të tij”, shkruan Topalli në rrjete sociale.

Sipas Topallit, me 6 mars nuk ka zgjedhje lokale, por me 6 mars është shansi për të  larguar njeriun që ka shitur partinë për karriken e tij.

“Me 6 mars ështe shansi me largu njeriun që shet vendin për pasurinë e tij; me 6 mars është mundësia me rikthy pluralizmin e komprometuar në vitet e fundit;

6 marsi nuk është thjesht zgjedhje lokale. Ajo është ditë kritike për pluralizmin e shitur nga lb”, shkruan më tej Topalli.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here