Home AKTUALITET Nxitoni të mbushni makinat me karburant, pas orës 18:00 nafta rritet sërish

Nxitoni të mbushni makinat me karburant, pas orës 18:00 nafta rritet sërish

366
0

Të gjithë shoferët duhet të mbushin makinën para orës 18. Themi këtë pasi Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karburantet. Bordi u mblodh në datën 14 maj, teksa vendosi që duke nisur nga ora 18:00 e ditës së sotme, pra 15 maj, çmimi për naftën të rritet përsëri. Nga sot pas orës 18:00, shqiptarët do ta blejnë naftën me 237 lekë për litër. Sa i përket benzinës, ajo do të shitet me 234 lekë për litër dhe gazi me 90 lekë për litër.

Njoftimi i Plotë:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 234 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet. ( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here