Prej tetë ditësh Ukraina po përballet me sulmet e fuqishme ruse, ndërkohë që ia kanë dalë t’i bëjnë rezistencë, pasi qytetet e mëdha ende nuk janë pushtuar. Gjatë sulmeve janë shkaktuar shumë viktima edhe mes civilëve dhe fëmijëve.
Dëmet materiale janë të pallogaritshme gjithashtu, pasi çdo gjë është kthyer në gërmadhë. Së fundmi mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje të kapura me dron në qytetin e Borodyankas, ku shihen përmasat e shkatërrimit si pasojë e luftës.