Home AKTUALITET Pamje nga groposja e pulave të ngordhura në Shijak

Pamje nga groposja e pulave të ngordhura në Shijak

723
0

Rreth 1 milion pula thuhet se kanë ngordhur në Durrës për shkak të gripit të shpendëve i cili po përhapet me shpejtësi. Procesi i groposjes së tyre ka nisur gjatë natës por po vazhdon edhe ditën. Në Shijak, në një zonë që thuhet se është e pabanuar janë hapur dy gropa të mëdha për groposjen e pulave.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihen kontenierët që janë ngarkuar me pulat e ngordhura të cilat më pas janë groposur në zonë.

Kujtojmë se deri më tani gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës ku kanë ngordhur qindra mijëra pula, por edhe në liqenin e Prespës ku kanë ngordhur disa pelikanë.

Dy gropa të mëdha hapen në Shijak, pamje nga groposja e pulave të ngordhura

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here