Me dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD, situata te demokratët po ndryshon. Mësohet se në selinë e Partisë Demokratike ka nisur procesi i heqjes së dyerve të blinduara të cilat u vendosën para protestës së 8 janarit. Ishte deputeti Tomorr Alizoti ai që e parashtroi në mbledhjen e djeshme të Kryesisë, por edhe të tjerë deputetë e kanë shprehur se një prej simbolikave drejt bashkimit të PD-së do të ishte heqja e dyerve të blinduara.
Kujtojmë se në kohën kur u vendosën dyert e blinduara shkaktuan shumë tension dhe kaos te demokratët dhe jo vetëm. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe duket se bashkimi i demokratëve po realizohet dita ditës.