Janë zbardhur bisedimet mes presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe atij rus Vladimir Putin.
Sipas Reuters Macron ka paralajmëruar homologun e tij rus Vladimir Putin se ai po bën një “gabim të madh” në Ukrainë dhe se veprimet e qeverisë së tij do t’i kushtojnë shtrenjtë Rusisë në planin afatgjatë.
Gjatë bisedimeve telefonike të iniciuara nga Putini, Macron gjithashtu i tha Presidentit rus se po mashtronte veten për qeverinë në Kiev.
Moska e ka hedhur poshtë administratën e Zelenskyy si jodemokratike, pavarësisht se ai ishte zgjedhur me 73 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.
“Nuk kishte asgjë në atë që tha Presidenti Putin që mund të na qetësonte,” tha këshilltari për Reuters, duke shtuar se Putin kishte përsëritur “narrativën” e tij se ai po kërkonte “denazifikimin e Ukrainës”.
“Ti po gënjen veten.Do t’i kushtojë shtrenjtë vendit tuaj, vendi juaj do të përfundojë i izoluar, i dobësuar dhe nën sanksione për një kohë shumë të gjatë,” shtoi lideri francez.