Home POLITIKE Basha bën deklaratën e fortë: “Ato që di unë i di e...

Basha bën deklaratën e fortë: “Ato që di unë i di e Berisha, ju s’keni për ti marrë vesh kurrë”

228
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë zhvillimit të takimit me Grupin Parlamentar të PD ka pasur sërish debate në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës nga Partia.

Basha është shprehur se vendimi është marrë dhe se nuk do të ketë më kthim pas, duke thënë se kërkesa për përjashtimin e Berishës ka ardhur nga zyrtarët më të lartë të Shtetave të Bashkuara të Amerikës.

E teksa ka thënë këtë, Basha mësohet të ketë bërë një deklaratë të fortë duke thënë “kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit Amerikan. Informacionet i di unë siç i di shume mire edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marr vesh kurrë”.

Siç është aluduar në media, por edhe pranuar nga Basha, ai ka marrë infomracione shtesë nga SHBA në lidhje me vendimin e marrë për të për shpalljen “non grata” të ish kryeministrit dhe familjes së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here