Policia e Kukësit ka vënën në pranga një 56-vjeçar. Mësohet se ky i fundit është identifikuar si Ibrahim El Salih (Lekica), pasi akuzohet për nxitjen e terrorizmit. 56 vjeçari nga Kukësi postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.
Njoftimi i policisë:
Postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore, identifikohet dhe vihet në pranga nga Drejtoria e Antiterrorit, 56-vjeçari nga Kukësi.