Home Bota Presidenti Putin kërcënon botën: Çdo ndërhyrje nga jashtë do ketë pasojat më...

Presidenti Putin kërcënon botën: Çdo ndërhyrje nga jashtë do ketë pasojat më të mëdha në histori!

2202
0

Forcat ruse kanë sulmuar Ukrainën me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin, shkruan the Guardian. Në orët e para të mëngjesit në Ukrainë u dëgjuan shpërthime pranë qyteteve të mëdha të Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin, Kievin.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan mbi kryeqytet dhe banorët e Kharkiv u strehuan në metronë e qytetit, skena që nuk janë parë në ato qytete që nga viti 1941.

Shtrirja e sulmit rus është masive. Ministria e Brendshme e Ukrainës raportoi se vendi ndodhet nën sulm nga raketa balistike. Sipas Ministrisë Ukrainase, Rusia duket se synon infrastrukturën pranë qyteteve të mëdha si Kievi, Kharkiv, Mariupol dhe Dnipro.

Shpërthimet nga raketat e artilerisë ndriçuan qiellin e natës, ndërsa filluan granatimet pranë Mariupolit.

Një këshilltar i lartë i ministrisë së brendshme të Ukrainës tha se duket se trupat ruse së shpejti mund të lëvizin në Kharkiv, i cili është rreth 20 milje nga kufiri.

“Putini sapo ka nisur një pushtim të plotë të Ukrainës”, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ndërsa shtoi: “Kjo është një luftë. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për të vepruar është tani.”

Në një përpjekje për të justifikuar sulmin, Putin pohoi “Një anti-Rusi armiqësore po krijohet në tokat tona historike”.

“Ne kemi marrë vendimin për të kryer një operacion të posaçëm ushtarak,” tha ai.

Më tej Putin pretendon se ishte për “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e Ukrainës, duke i bërë jehonë një teme të propagandës së Kremlinit.

“Ne nuk synojmë të pushtojmë Ukrainën,” tha Putin duket paralajmëruar edhe kombet e tjera.

Për këdo që do të mendon të ndërhyjë nga jashtë, nëse e bën këtë, do të përballet me pasoja më të mëdha. Janë marrë të gjitha vendimet përkatëse. Shpresoj të më dëgjoni”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here