Home AKTUALITET Punime në Kodrat e Liqenit Artificial, reagon ashpër gazetari

Punime në Kodrat e Liqenit Artificial, reagon ashpër gazetari

470
0

Është pothuajse e pamundur që në çdo cep të Tiranës të mos ndeshësh betonizime apo projekte për ndërtime pallatesh dhe kullash shumëkatëshe.

Kjo gjë është evidentuar dhe denoncuar shpesh edhe nga qytetarët, të cilët shprehen të shqetësuar se po zhduken edhe ato pak hapësira të gjelbra që kanë mbetur. Por mesa duket Veliaj nuk di të ndalet.

Së fundmi gazetari Armir Shkurti ka denoncuar në profilin e tij në Facebook se në kodrën mbrapa Universitetit Politeknik të Tiranës është shtruar me asfalt një rrugë makinash me dy korsi. Të shumta janë edhe reagimet dhe komentet e qytetarëve, të cilët pyesin pse duhet të hidhet beton dhe asfalt në një zonë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here