Home Bota Putin e pranon: Kemi humbje të mëdha të trupave ushtarake!

Putin e pranon: Kemi humbje të mëdha të trupave ushtarake!

1149
0

Lufta Rusi-Ukrainë vijon, teksa Rusia ka pranuar humbjet e saj në ushtri. Ka qenë pikërisht zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov, i cili në një intervistë për Sky News është shprehur se Rusia ka humbur mijëra trupa ushtarake dhe kjo sipas tij është një tragjedi pasi Volodymyr Zelensky është ende në pushtet.

Dmitry Peskov

Po, ne kemi humbje të konsiderueshme trupash dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne.

Ai më pas shtoi se tërheqja e trupave nga rajoni i Kievit dhe qyteti verior i Chernihiv ishte një akt i vullnetit të mirë për të hequr tensionin gjatë bisedimeve të paqes. Në intervistë, Peskov përsëriti arsyet e Rusisë për atë që e përshkruan si një operacion special ushtarak, duke thënë se Ukraina është bërë anti-ruse. Rusia pak javë më parë deklaroi se ka humbur 1351 ushtarë, por sipas një zyrtari të NATO-s janë shumë më shumë se kaq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here