Home Bota Putin: Ne po luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë

Putin: Ne po luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë

713
0

Në fjalimin e tij të përditshëm para popullit rus, Vladimir Putin deklaroi sot se përpjekja e Perëndimit për të pasur dominim global po i vjen fundi. Putin tha se sanksionet e vendosura nga SHBA-të dhe vendet e tjera perëndimore vetëm sa po e forcojnë Moskën, ndërsa këmbënguli se operacioni special ushtara’ në Ukrainë do të vazhdojë pavarësisht se përparimi i trupave të tij është bllokuar në periferi të Kievit.

Putin pretendoi se konflikti ishte thjesht një pretekst për Perëndimin për të vendosur sanksione sepse “ata thjesht nuk duan një Rusi të fortë dhe sovrane” dhe tha se masat e saj ekonomike ishin dritëshkurtër pasi “shumica e vendeve nuk i mbështesin sanksionet”. “Perëndimi as nuk shqetësohet të fshehë faktin se qëllimi i tij është të dëmtojë të gjithë ekonominë ruse, çdo rus, veprimet e Perëndimit vetëm do të forconin Moskën”- theksoi ai.

Por ai u tha gjithashtu rusëve, me fjalë që i kujtojnë fjalimet e presidentit ukrainas Vlodymyr Zelensky, se “ne po luftojmë për sovranitetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Putin: Po luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here