Për kryetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, është ende herët të thuash që pandemia ka mbaruar. Në një intervistë që dha për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, me gazetarin Aleksandër Furxhi, Rakacolli tha se pandemia quhet e mbaruar kur të mos regjistrohet më asnjë rast.
Jemi afër fundit të tunelit. Rrezikojmë që nëse vazhdojmë të ruhemi dhe të mbajmë situatën siç është, rruga e daljes mund të zgjatet. Nuk mund të thuash se patëm fat, mendojmë se edfektin e dha kombinimi i masave dhe vaksinimi, që ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm. Pandemia akoma nuk ka mbaruar akoma. Mbaron atëherë kur të mos ketë asnjë rast. Përsa kohë ka raste në Shqipëri, por edhe në botë, nuk mund të themi se ka mbaruar. Infeksioni akoma nuk ka kaluar, virusi është akoma aktiv. Duhet të vazhdojmë të ruhemi. Maska të vazhdojë të mbahet në ambientet e mbyllura, të ruhet distancimi dhe të respektohet ora policore. Nëse vazhdon kjo tendencë, ne pas disa ditësh, mund të grumbullojmë 50 veta.”
Duke shtuar se Shqipëria është pranë imunitetit të tufës, zv.ministrja e Shëndetësisë komentoi edhe miratimin që OBSH dha për vaksinën kineze CoronaVac. Sipas saj, ky vendim tregoi se vaksina kineze është efikase dhe se njerëzit e vaksinuar deri tani me të, janë tërësisht të mbrojtur.