Home AKTUALITET Rama: 50% të naftës ministrat do e paguajnë vetë, 50% tjetër do...

Rama: 50% të naftës ministrat do e paguajnë vetë, 50% tjetër do ia paguajë populli

933
0

Ditën e sotme në takimin me fermerët e varfër e të zhytur deri në grykë me borxhe nga qeveria, kryeministri u bë altruist dhe vendosi të “sakrifikojë” ministrat publikisht.

Naftën vendosi t’ua subvencionojë fermerëve vetëm në këtë periudhë teksa asnjë lloj tjetër dëmshpërblimi apo ndihme nuk i ka ardhur në asnjë stinë të vitit, sot kryeministri ‘flijoi’ ministrat e kabinetit duke i bërë një dëm të madh.

Ai ka deklaruar se në këtë kohë krize, ai dhe ministrat do të përfitojnë vetëm 50% të naftës që u paguhet zakonisht nga shteti dhe pjesën tjetër do e paguajë vetë, duke u krijuar një “deficit të thellë” në ekonominë e tyre si individë. Pra 50% ai dhe ministrat do e paguajnë vetë dhe 50% tjetër buxheti i shtetit që furnizohet nga taksat e popullit.

Rama tha se gjatë kësaj periudhë krize, ai që ka më shumë do bëjë më shumë sakrificë. “Kjo është sakrificë, nuk është kënaqësi, sepse lufta nuk sjell të mira”-ka deklaruar ai ndër të tjera.

Rama thotë se 50% të naftës ministrat do e paguajnë vetë, 50% tjetër do ia paguajë populli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here