Home AKTUALITET Rama dhe bordi i tij tallen keq me shqiptarët: Ulin me 4...

Rama dhe bordi i tij tallen keq me shqiptarët: Ulin me 4 lekë çmimin e naftës

527
0

Bordi i Transparencës së Ramës ka “reguar fuqishëm” ndaj uljes së çmimit të naftës në bursë. Kjo pasi para pak çastesh në një njoftim për mediat, bordi bën me dije se duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme çmimi i naftës do jetë 261 lekë/litri.

Kujtojmë se deri më tani shqiptarët janë ata që paguajnë më shumë për naftën pasi një litër kushton 265 lekë, çmim rekord ky krahasuar me herët e tjera ku bordi ka vendosur për çmimin.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës në datë 18 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet. ( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here