Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar se nga e mërkura (1 qershor) nuk do të lejohet më përdorimi i qeseve plastike.
Ai ka publikuar një video, ku protagonist është Olsi Bylyku, teksa shkruan se për Shqipërinë tashmë nis një epokë e re.
“MIRËMËNGJES
dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.