“Nuk do të bëhem mbret”, tha kryeministri Edi Rama, por nga politika tha nuk do iki lehtë. Me këtë nënkuptoi se mund të jetë në garë dhe për mandatin e katërt.
E vetmja arsye përse do të tërhiqet do të jetë nëse nuk do të ketë pasionin dhe bindjen që ka sot.
“Nesër mund të ndodhë që nuk e ndjej këtë forcë e them deri këtu isha. Nuk më intereson kjo, por mosbërja horr e këtij vendi. E bënë horr Shqipërinë po të them”, tha Rama.