Home AKTUALITET Rama ulet këmbëkryq e ha qershi me fermerët në Dibër: Kjo e...

Rama ulet këmbëkryq e ha qershi me fermerët në Dibër: Kjo e paska kokrrën si mollë

829
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dibër, ku pasditen e sotme ka vizituar një vresht me qershi të një prej fermerëve vendas.

Ai është ulur këmbëkryq me pronarin e vreshtit, por edhe fermerë të tjerë që kultivojnë qershi e mollë në zonë, duke iu sqaruar se në këtë periudhë nga Dibra janë vjelur 40 herë më shumë fruta në sasi. Me tej kryeministri shtoi se janë përfituar 41 milionë dollarë fitime më shumë se sa vitin e kaluar.

PJESE NGA DISKUTIMI:

Fermeri: Për zotin vjen molla nga Italia dhe shitet dy mijë lek në Dibër.

Rama: Si është shpjegimi më i thjeshtë.

Fermeri: Shpjegimi është që kur të mbillet toka duhet me pyet njëherë, ça me mbjell. Jo të dal në pazar dhe të thojë ku ta çojë mallin.

Rama: Tani pse qershitë e tua shiten dhe të tjerëve nuk u shiten?

Fermeri: Po janë shumë gjëra në këtë mes, është varieteti, por unë e kam lexuar konsumatorin ndaj më shitet. Ky është realiteti.

Rama: Po çfarë këshille do t’i japësh këtyre fermerëve të tjerë ti?

Fermeri: Duhet të investojnë në teknologji, duhet ta studiojnë varietetin dhe suksesin do e kenë të garantuar. Kjo ka ardh nga Franca si varietet dhe është i shitur çmimin ja ve sa të duash. Nuk e lus tregtarin unë.

Rama: Ti thua që ata që e kanë këtë problem duhet të fillojnë me shartime? Këto qershitë që nuk shiten, duhen shartuar. Duhen ekzekutuar, shkulur fare?

Fermeri: Ore se ti e vjel qershinë këtu dhe shkon ujë atje te tregu se është e patrajtuar. Mendini është fermeri që ka një grafik dhe kalendar të vjeljes që në fund të majit e deri në korrik. Fidanin e kam marrë në Bashkimin Europian dhe jam munduar të marr qershi për eksport. Kam marrë pjesë në projekte ndërkombëtare me Veipin dhe ka marrë varietet të ndryshme që dalin çdo 3 ditë.

Rama: Dhe ti e shet të gjithë?

Fermeri: E kam të shitur të gjithë, çoj 3 ton çdo ditë në Tiranë, ja atje është çuni.

Rama: Po kjo s’është si qershi kjo është si mollë e vogël ore.

Fermeri: Po ashtu është, po s’punove nuk ka.

Rama: Po ai është lëngu qershisë ai?

Fermeri: Po kjo është borronicë, pije se është e mirë. Kësaj i merret lëngu me vakum. Ka nevojë për disa investime kjo, dhe unë e mbys të gjithë Dibrën.

Rama: Eliksir është, lëngu i jetës, krenaria e Dibrës. Kjo është e rëndësishme se ca nuk e kuptojnë se këtë e vendos tregu, e vendos konsumatori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here