Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD, është shoqëruar me debate të ashpra, ku demokratët kanë kërkuar njëzëri largimin e Bashës pas disfatës së turpshme në zgjedhje.
Deputetët, që deri dje mbështesnin Lulzim Bashën, Ferdinand Xhaferraj, Dash Sula, Ilda Dhori dhe Helidon Bushati i kanë kërkuar dorëheqjen.
Debatet
Ferdinad Xheferraj: Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyllur me PD, por t’i na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar.
Lulzim Basha: S’kam humbur asnjë garë, i kanë vjedhur.
Dash Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu.
Ilda dhori: Të hapen zgjedhjet në parti. Duhet të ikesh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyll duhet të zgjedhin demokratët cili na bashkon.
Helidon Bushati: Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet të ikësh. Duhet Kongres pajtimi. Të bashkohemi! Duhet Kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa.
Agron Gjekmarkaj: Të ngrihet një komision dhe PD të shkojë në zgjedhje të reja.
Lulzim Basha: Dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ia dorëzojmë Sali Berishës. Synimi i Berishës është të marrë PD për t’u mbrojtur nga non grata.