Home Sport Ronaldo udhëzonte lojtarët/ Rio Ferdinand: Të isha trajneri, do i thosha Ronaldos...

Ronaldo udhëzonte lojtarët/ Rio Ferdinand: Të isha trajneri, do i thosha Ronaldos të rrinte ulur

693
0

Kristiano Ronaldo është gjithmonë protagonist, në të mirë apo në të keqe. Sulmuesi portugez bëri punën e tij në ndeshjen e djeshme të Ligës së Kampioneve që Mançester Junajtid luajti kundër Jang Bojz duke tundur rrrjetën. Por në fund ai pa ekipin të largohej nga fusha e lojës me 0 pikë, pasi u mposht 2-1 me një gol në shtesë. Vetë Ronaldo kaloi 20 minutat e fundit në pankinë, por jo i ulur, pasi shpeshherë ngrihej në këmbë për t’i dhënë udhëzimet futbollistëve të tjerë.

Një situatë e cila nuk i ka pëlqyer Rio Ferdinand, ish-mbrojtësit të Mançester Junajtid, i cili nuk ka kursyer kurrë lëvdatat për CR7. Këtë herë ai mendon se portugezi po e tepron me një sjellje të tillë. “Nëse do të isha trajneri, dua të jem i sinqertë, do t’i thosha të rrinte i ulur. E kuptoj që njerëzit kur shohin Kristianon të sillet kështu mendojnë që është një djalosh pasionant dhe i përkushtuar, që do të fitojë dhe nuk arrin të përmbahet kur sheh ekipin në vështirësi. Por nëse kjo do të thotë të ngrihet në këmbë, të shkojë përkrah trajnerit dhe të ulërijë udhëzime, atëherë nuk është diçka e mirë”, shpjegoi Ferdinand.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here