Home AKTUALITET Rritja e radhës/ Shkon në qiell çmimi i vezëve

Rritja e radhës/ Shkon në qiell çmimi i vezëve

779
0

Kohën e fundit në vendin tonë të shumta kanë qenë produktet e konsumit që çmimi i tyre ka shkuar në stratosferë. Rritja e radhës, siç duket tashmë është ajo e vezëve. Në dyqanet e produkteve ushqimore sot çmimi i vezës me pakicë është rritur 10.5% më shumë se javën e kaluar, duke reflektuar shtrenjtimin me 20% në tregun e shumicës.

Çmimi i vezës arrin 21 lekë/kokërr nga 19 lekë që ishte më parë. Sipas Monitor, në këtë periudhë për prodhuesit e vezëve shqetësim nuk është vetëm shtrenjtimi i lëndëve të para, por mungesa e tyre në treg.

Lënda e parë e prodhimit të vezës dhe mishit të pulës zë 85% të kostove të tyre (35% e zë lënda e sojës, çmimi i së cilës është dyfishuar.) Kujtojmë se rritja e çmimeve të lëndëve të para nisi në muajin mars të vitit 2021.

Prodhuesit e vezës ngritën edhe vjet shqetësimin për dyfishimin e çmimit të sojës dhe misrit. Vjet 1 kg sojë u ble 90 lekë nga 55 lekë/kg që ishte para pandemisë. Ndërkohë, misri vjet në mars u ble 200-250 euro/ton nga 150 euro/ton që shitej në 2019.

Rritja e radhës/ Shtrenjtohen me 10-20% vezët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here