Home ARGETIM Rubrika pasi I vjedhim, hajd të tallim të nginjurat me popullin- Nga...

Rubrika pasi I vjedhim, hajd të tallim të nginjurat me popullin- Nga Rigels Karriqi

1096
0

« Buxhetimi me pjesmarrje »

Rubrika pasi I vjedhim, hajd te tallim te nginjurat me popullin.

Ka disa dite qe nuriu ben takime neper fshatra nen kuadrin e « BUXHETIMIT ME PJESMARRJE » gjasmen po diskuton per projektbuxhetin vjetor te 2023-it 😉

Cfare eshte buxheti: buxhet quajme cdo te ardhur nga taksat, sherbimet me pagese, qera trualli, ambjenti qe bashkia disponon ne pronesi, si dhe cdo financim i parashikuar te behet pergjate nje viti kalendarik. Buxheti miratohet nga organi perfaqesues (Keshilli bashkiak). Ky buxhet duhet te miratohet para 31 dhjetorit dhe te zbatohet nga 1 janari deri me 31 dhjetor.

Si inisiative, eshte per tu pershendetur.

Rigles Karriqi

Ne teori, jemi ok dhe cdo gje shkon perfekt.

Problemi cédon ne praktike ka nje ndryshim te madhe nga ana jone si shoqeri (nuk mendoj se kemi arritur ne kete pike civilizimi per te bere propozime pertej kerkesave per « DRITA, RRUGE, UJE » ose fushata e DRRU-se qe kane bere ketu e 32 vite banditet e klases politike shqiptare. Nga ana tjeter kemi nje klase politike qe nocionin e politikes e ka shume pak te qarte dhe teper te varfer. E them kete pasi, ende kemi fshatra me rruge mesjetare, pa uje dhe drita me raste, cdo gje vertitet vetem tek « RRUGA, DRITAT DHE UJI ». Me pak fjale nuk kalojme pertej ketyre kerkesave qofte « politikanet lokale » si ofrues te ofertave politike, qofte populli si oferkerkues qe ende mbas 32 vitesh kerkon nevojat baze.

Kjo inisiative per buxhetim me pjesmarrje futet ne rangun e « Demokracise se drejperdrejt » qe do thote se politikanet lokale perpara se te marrin vendime bejne referendume (kete lloj standarti vetem Zvicra e ka, ne duam shekuj qe te arrijme kete standart me keta banditer qe kemi ne krye).

Po flet Nuriu per demokracine direkte 🤣nderkohe heqe nga punonjes nga puna se votojne banden e PS-se. Ne nderkohe ende nuk jemi te lire qe te votojme si nje qytetar i lire i nje shoqerie te civilizuar. Keta te heqin nga puna nese nuk u jepe voten, ben like, share dhe koment ne Facebook (vazhdojme me talljen qe i bejne popullit), nese ti mendon ndryshe nga ata, ti je I pa denje ne shoqeri.

Te qendrojme tek diskutimet e « BUXHETIMIT ME PJESMARRJE » ose me popullin si I thote ndryshe xha nuriu.

Pse them se eshte tallje me popullin kjo qe ben xha neriu, Nuriu nje here thote berem prezantimin e projekteve per vitin tjeter(qe do te thote se e ka bere gati buxhetin dhe ben takime per foto Facebook) dhe  nje here thote qe morem propozimet nga populli. Hajde merre vesh Nuriun bashke inisiativen e tij.

Te ndalim ne disa pika kyce, per te sqaruar pse Nuriu del bllof dhe duket qe tallet:

1. Si fillim, kjo lloj fushate (tallje me sakte) nxjerre bllof xha nuriun.

Xha nuriu kur kandidoi per Kryetar kishte nje program te qarte per drejtimin e bashkise gjate 4 viteve, nje strategji ekonomike, sociale dhe politike.

Dhe ne momentin qe del dhe me thua se po diskutojme me popullin per buxhetin e vitit te ardhshem, ke hedhur poshte programin apo STRATEGJINE e propozuar nga vêt nuriu gjate zgjedhjeve.

Vazhdojme…

2. Procesi i projektimit te buxhetit ka afate kohore. Teknikisht qofte dhe ligjerisht eshte e pamundur qe te dalesh ne fund te nentorit dhe te presesh propozimet e popullit sepse duhet kohe per te bere studimet e ideve qe populli propozon. Se nuk mund te shkruash ne projekt buxhet qe dua 10 milion leke per idene e propozuar nga X personne ne Stravaj.

Takimi ne Stravaj me 24 nentor, sipas ligjit 68/2017, neni 41 pika 1 e thote qarte e zeza mbi te bardhe: « propozimi I projektbuxhetit behet me date 30 nentor nga Kryetari I bashkise per miratim ne keshill ». Tani, me thoni ju banore te dashur nese mund te behet brenda nje jave nje projektbuxhet 🤔? Megjithese administrata e Nuriut jane super profesionista aq sa dhe Bashkimi Europian ka kerkuar mendim per drejtimin e institucioneve te saj. Nuk po flasim per pjesen e punesimeve fiktive ne bashki qe marrin rrogat, por nuk e dijne se ku eshte vendi punes.

3. Grupet e punes … nuk kemi te qarte se kush eshte i ngarkuar per hartimin e buxhetit vjetor. Nuri, te lutem na i publiko pak emrat e grupeve te punes qe ke ngritur per procesin e hartimit te buxhetit vjetor, se jam kurioz te shoh se sa profesionista jane 😉a ke grupe pune te pakten?

Psh: cilet jane anetaret e grupit te Menaxhimit STRATEGJIK?

Anetaret e Grupeve te Manxhimit te Programeve (ndoshta flas dhe kote se Nuriu as nuk besoj se ka ngritur grupe pune🤣)…………

4. Bashkite hartojne nje Plan Strategjik Zhvillimore te Territorit te saj. Ky plan behet per te pakten 5 vite dhe jo me pak dhe financohet nga Programi Buxhetor Afatmesem (PBA). PBA hartohet nga bashkia, perpara miratimit te ketij Plani nga Keshilli bashkiak, bashkia duhet ta dergoj per rishikim prane Ministrise se Financace (MF). Dhe ketu nuk dalin llogarite me ditet, na del bllof shoku Nuri.

5. Ka munges te theksuar transparence ne hartimin e buxhetit vjetor, si dhe ne zbatimin e tij.

Qe te mos zgjatem me shume, me pak kerkime, na del qe Nuriu tallet me popullin dhe nuk merr mendimin e tyre per buxhetin vjetor. Ne kete rast na vlen te themi se populli eshte vetem per dekor fotosh te Nuriut dhe asgje ne shume.

Disa pyetje publike do i bejme Nuri Belbes :

A kane koherence idete e  banoreve me politikat e tua lokale ?

Nuri na thuaj pak, keto propozimet qe japin banoret, a jane ne konforme me Planin Buxhetor Afatmesem dhe me Planin Strategjik te Zhvillimit te Njesise se Qeverisjes vendore ?

A do financoni te gjitha idete e marra neper takime ne buxhetin e ardhshem ?

Nese jo, si behet perzgjedhja e propoooozimevee te ideve te popullit neper takime ?

Te lutem, shoku Nuri, na e sqaro se cilat jane kriteret e perzgjedhjeve te propozimeve qe do financoni me buxhetin e ardhshem ?

Per ta mbyllur, nuk me ngelet gje tjeter vecse te them Nuri ke 3 vite e ca qe po u ben zbore parave publike (cdo gje duket tek cilesia e punimeve qe behen nga investîmet e bashkise) dhe askush nuk te thote gje, se keshilli bashkise qe presupozohet qe te jete siguria e popullit jane vetem disa MUMJE EGJIPTI. Pasi jane te varur nga partia ne pushtet, jane te kapur me postet e tyre, si dhe te familjareve te tyre. Disa çoç kane futur doren ne arken e bashkise, dikush ben sekserin per HEC-et, dikush ben punime te shtepise ne materialet e bashkise etj.

Me pak fjale per fushate gjasmen thone qe do jemi anetaret e denje te keshillit, ku interesi publik do jete mbi interesin personal dhe pas zgjedhjeve interesi personal qendron mbi publikun.

Je qe je dhe per disa muaj(me thone qe partia ta ka prere bileten pa kthim), bej ca tendera per 3 muaj qe te marresh perqindjet e larta. Mos ki frike nga opozita lokale, ata ka rene ne koma politike. Ndoshta nje dite do te te vij SPAK-u.

PS: Ka filluar klani Nures, te thote se me jepe informacione Haxhiu (keq fare lufta per kandidatin 🤣). Ne fakt, asgje nuk kam me Haxhiun, Haxhiun I flas si njeri qe kam punuar me uljet dhe ngritjet e kohes dhe me shume si dhender fisi. Persa i perket infove nuk kam komunikim ne privat, por jane njerzit qe u eshte fokur jeta nga ju dhe nuk gjejne zgjidhje tjeter, se ua siguroj qe nuk u do askush.

Per demokracine lokale qe bere aq shume shoku Nuri, te duhej ajo cuca qe nuk i flisnit ne goje dhe popullit ia paraqisnit si gjeni (ajo çoç tha ne nje takim qe do bej shume pune per demokracine lokale. Mirepo sa mori ato votat iku nga syte kembet) sa per votat. Me duket se po i vjen radha asaj per tu bere deputete 😉ka per tu nxire jeten se ka filluar te flasi me shume se une me thone(ti do ikesh por ata te shkretet qe do ngelen ne parti. Gjithe ate urrejtje qe ka mbledhur per ju ajo, ka per tu ngrene te gjalle🤣).

Ne nje shkrim tjeter do bej propozimin tim per propozimet e ideve ose te demokracise direkte do thoshte shoku Nuri !

Shoku Nuri dhe pse me ke bere bllok nga profilet e tua, prape I gjej mundesite per te shikuar budallalliqet qe ben 😜

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here