Home Bota Rusia sulmon sërish, ushtarët qëllojnë me mitraloz dhe granata 12 automjete të...

Rusia sulmon sërish, ushtarët qëllojnë me mitraloz dhe granata 12 automjete të Kryqit të Kuq ukrainas

1351
0

Në Ukrainë janë dëgjuar sërish të shtëna armësh dhe kësaj here në drejtim të autokolonës së Kryqit të Kuq.

Sipas mediave ukrainase, ushtarët rusë kanë hapur zjarr ndaj mjeteve të Kryqit të Kuq që po shpërndanin ndihma. Sulmi me armë zjarri ka ndodhur në pikën e kontrollit Shchastya në rajonin e Luhansk.

Ngjarja është bërë e ditur nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës Valery Zaluzhny, i cili për mediat në Ukrainë, ka thënë se rreth orës 12:00 të ditës së sotme forcat ruse kanë shënjestuar me armë 12 automjete të Kryqit të Kuq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here