Home POLITIKE Sali Berisha kërcënohet nga familja?! Basha zbardh çfarë i tha zyrtari amerikan...

Sali Berisha kërcënohet nga familja?! Basha zbardh çfarë i tha zyrtari amerikan Philip Reeker privatisht

660
0

Kreu i PD Lulzim Basha njoftoi mbrëmjen e djeshme se kishte përjashtuar nga Grupi Parlamentar Sali Berishën. Ish-lideri historik i kësaj force politike, tashmë nuk do të jetë pjesë e PD në Kuvend, të paktën sipas Bashës.

Me vendimin e tij, Lulzim Basha njohu dhe Kryesinë e Partisë, të cilëve iu kishte bërë të ditur se Ndihmës Sekretari Amerikan Philip Reeker i kishte kërkuar përjashtimin e Sali Berishës, dhe nuk pranonte asnjë negociatë. Kreu i PD u shpreh gjithashtu se ishte njohur me shumë detaje të reja për Berishën, por që nuk duhet t’i bënte publike.

Madje, në një pjesë të fjalës së tij që ne po e risjellim më poshtë, Basha ka thënë se “ky vendim është i duhuri për Sali Berishën dhe familjen e tij.”

“Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë.

Na është bërë i qartë vendimi i DASH për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij. Sot ishte afati i fundit, kur PD duhet të shprehej. Ky vendim ishte si në interesin e PD, edhe të Sali Berishës”, ka thënë Basha ndër të tjera në mbledhjen e PD.

Një deklaratë e fortë kjo e kryedemokratit, e cila ngre jo pak dyshime.

A është kërcënuar Sali Berisha nga familja? Po fëmijët e tij, a mund të arrestohen??? Pse Lulzim Basha thotë se vendimi ishte i duhuri për Berishën dhe familjen e tij? Çfarë mund të ndodhte tjetër nëse ai nuk përjashtohej nga Grupi i PD?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here