Home POLITIKE Salianji: Basha po përgjërohet për një shans të fundit

Salianji: Basha po përgjërohet për një shans të fundit

433
0

Deputeti i PD, Ervin Salianji, deri dje një nga mbështetësit e Lulzim Bashës, pas humbjes së turpshme në zgjedhjet e 6 marsit, ka kërkuar largimin e këtij të fundit.

Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, Salianji shkruan se Basha po përpiqet të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për një tjetër herë të fundit”.

Salianji shton se Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal, ndaj Basha duhet të filljë ta shohë realitetin me sy.

“Lulzim Basha duhet të ikë!

Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për njê tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit!

Ai thote qe “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar.

Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal!

Si përherë me demokratët .”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here