Është zbardhur sherri që ndodhi gjatë mbrëmjes së sotme mes Sadet Salës dhe Armando Ndreut, 32-vjeçarit që qëlloi me breshëri plumbash drejt furrës së bukës në Shkodër. Autori ka qenë në gjendje të dehur kur janë zënë. Sherri mes tyre ka ndodhur 2 orë përpara se të qëllonte me armë drejt furrë së bukës.
Më pas Ndreu ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë kallashnikovin. Pasi ka zbritur poshtë, autori ka qëlluar me breshëri drejt furrës së bukës. Sipas raportimeve për JOQ Albania, dyshohet se sherri ka ndodhur për një femër, konkretisht shitësen.