Home AKTUALITET Sherri masiv mes të rinjve në Tiranë pas gërvishtjes së makinave

Sherri masiv mes të rinjve në Tiranë pas gërvishtjes së makinave

422
0

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar pasditen e djeshme, ku disa të rinj u konfliktuan me njëri-tjetrin për parkimin e makinave. Ngjarja ndodhi te Liqeni Artificial, ndërsa shkak sipas policisë, është bërë një gërvishje e dy makinave të parkuara. Si pasojë e sherrit mbetën të plagosur dy persona, ndërsa të tjerët u arrestuan.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale për një konflikt të ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ju sqarojmë se: Më datë 27.03.2022, në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L. Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e konfliktit në komisariat.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here