Home Bota Shqiptari rrëzohet nga çatia e shtëpisë që do vidhte, pronarët e çojnë...

Shqiptari rrëzohet nga çatia e shtëpisë që do vidhte, pronarët e çojnë në gjendje të rëndë në spital

2323
0

Një hajdut 40-vjeçar me origjinë shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka rënë nga çatia e një shtëpie.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Pozzuolo Martesana (Milano) në një vilë. Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se shqiptari ka shfrytëzuar mungesën e pronarëve në darkë për të tentuar të futet fshehurazi në shtëpi. Ai ishte gati të hynte nga një dritare kur vuri re se pronarët që po ktheheshin.

Nga ballkoni ai tentoi të ngjitej në çati për t’u fshehur por sa hipi ai rrëshqiti dhe ra disa metra poshtë. Kanë qenë vetë pronarët që kanë ndihmuar hajdutin dhe kanë thirrur ambulancën dhe policinë. Pavarësisht rënies dhe disa traumave, ai nuk është në rrezik për jetën, edhe pse gjendja e tij është e rëndë. Shqiptari akuzohet për tentativë për vjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here