Home AKTUALITET Shqiptari zihet me gruan dhe vjehrrën, kërcënon me vdekje gjyqtaren: Do të...

Shqiptari zihet me gruan dhe vjehrrën, kërcënon me vdekje gjyqtaren: Do të të vras!

456
0

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ndodhet në paraburgim në burgun e Larisës për dhunë në familje ndaj bashkëshortes dhe vjehrrës së tij ka kërcënuar me jetë një gjyqtare. Mediat greke bëjnë me dije se paraditen e së mërkurës ai do të dilte në gjyq por para se të fillonte gjykimi, ai debatoi me gruan dhe vjehrrën e tij, të cilat ishin dëshmitare të prokurorisë.

Por kur shqiptari po transportohej nga policia në qendrën e paraburgimit të Gjykatës ai ka kërcënuar me jetë gjyqtaren duke i thënë se do ta vriste.

Si rrjedhojë gjyqi për shqiptarin u anulua dhe u shty një ditë tjetër.

Rastet e dhunës së shqiptarit ndaj gruas dhe vjehrrës janë të shumta dhe një ditë ai i kishte kërcënuar se do t’iu digjte shtëpinë pasi në makinë kishte një bidon me benzinë. Burri gjithashtu ka probleme psikologjike dhe përdor drogë duke krijuar episode të dhunshme në familje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here