Një shqiptar i cili i iku policisë pasi u zbulua se punonte në një shtëpi bari êshtë dënuar me 8 muaj burg. Armando Hysaj, 25-vjeç u gjet i fshehur brenda një koshi me rrota nga një qen nuhatës policie. Më 7 shkurt të këtij viti policia mbërriti në një një shtëpi në Mansfield Woodhouse ku zbuluan se shqiptari punonte si roje kanabisi.
Policia tha se ata u thirrën në pronën në The Rushes nga një përmbarues që po ekzekutonte një urdhër për mospagesë të gazit dhe energjisë elektrike. Kur oficerët mbërritën, brenda shtëpisë zbuluan më shumë se 150 bimë kanabisi me një vlerë prej rreth 90,000 £. Hysaj u largua nga shtëpia por zona u kontrollua dhe një qen policie i cili gjeti të riun shqiptar të fshehur brenda koshit të mbeturinave.
Ditën e djeshme shqiptari Armando Hysaj, 25 vjeç, u dënua në Gjykatën e Nottingham Crown për prodhimin e një droge të kontrolluar të klasit B. Hysaj, i cili kishte me vete në gjykatë një përkthyes shqip, hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar përmes Spanjës. Fillimisht ai qëndroi në një qendër dëbimi pranë Gatwick, përpara se t’i jepej strehim alternativ dhe të niste punën si roje kanabisi.