Home POLITIKE “S’ka Kuvend Kombëtar”/ Basha tjetër lëvizje kundër Berishës

“S’ka Kuvend Kombëtar”/ Basha tjetër lëvizje kundër Berishës

684
0

Pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur poshtë kërkesën e Berishës për të mbledhur firma në mënyrë që të thirret Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Sipas Bashës, nuk do të ketë asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar dhe të asnjë organi në PD.

Më tej Basha ka shtuar se nuk do të lejojë që në PD të krijohen grupe apo deputetë që dalin kundër SHBA.

Gjithashtu në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ditën e sotme, mësohet që Basha ketë thënë se kërkesa për Berishën ka ardhur nga zyrtarë të lartë të SHBA dhe këto informacione i di vetëm ai dhe ish-kryeministri Berisha. Sipas kreut të PD, këto informacione ai nuk do t’i tregojë kurrë.

“Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç  i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marr vesh kurrë”, thotë Basha.

Kujtojmë se 4 ditë më parë Sali Berisha në fund të takimit që realizoi me demokratët u shpreh se do të mblidhen 1500 firma të delegatëve dhe do të thërritet Kuvendi Kombëtar, të cilit do t’i kërkohet që të shprehet për vendimin e Bashës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here