Teksa ditën e djeshme Artan Lame paralajmëroi abuzuesit me pronat në Tiranë. U bë me dije se nga 2342 regjistra në total, vetëm 250 prej tyre rezultojnë të padëmtuar. Konkretisht, 515 faqe mungojnë tërësisht pasi janë grisur, qindra faqe janë të zëvendësuara, 914 faqe të dubluara, ndërsa 13.000 faqe janë boshe.
Hipoteka e Durrësit njihet për abuzimet me pronat në bregdet që shpeshherë janë bërë edhe indicie për atentate. Përmendim këtu atë të Prokurorit Arjan Ndoj i cili udhëtonte në makinë me personazhin e quajtur ‘Rrumi’.
Prokurori shkarkoi zv.drejtoreshën e Kadastrës Lusiena Kolën për korrupsion, por më pas ky vendim u rrëzua nga Apeli dhe ajo u rikthye në detyrë.
Kola akuzohej se kishte shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme, kryesisht në bregdet.
Emri i saj është përmendur edhe në dëshminë e Rrumit para se të ndodhte atentati ku mbeti i vdekur shoferi i prokurorit Arjan Ndoj.
”Kur kemi hipur në makinë Ariani pa një shtetase të cilën e njihte dhe quhej Lusiena Kolaj. Pra kemi qenë në makinë, kur para nesh rreth 5-6 metra ishte kjo shtetase duke ecur në trotuar me hapa të ngadaltë. Ajo po shikonte nga ne dhe Arjani më thotë për Lusienën: “Çne kjo këtu?”. E pashë dhe unë Lusienën e cila shikonte në drejtimin tonë. Këtë shtetase e njihja dhe unë më parë pasi kisha pasur kontakt me të. Gjatë momentit që mjeti i Arjanit me shofer Andi Malokun po bënte para mbrapa në parkingun e lokalit i cili është i vogël, shoh që Lusiena kalon rrugën përballë nesh dhe shkon tek një mjet tip ‘Benz’ me ngjyrë të zezë i cili kishte ndaluar në krah të rrugës. Shoferin e ‘Benzit’ e mbaj mend që ishte ulur në timon dhe aty shkon Lusiena dhe ulet në vendin e pasagjerit në krah të shoferit. E kam fiksuar se shoferi i ‘Benzit’ që hypi Lusiena ishte shtetasi Leonard Kadrimi, ish zv. Drejtor i Hipotekës. Kur ne morëm drejtimin djathtas kur del nga lokali, bashkë me ne lëvizi edhe mjeti ku hipi Lusiana, por nuk jam në gjendje të them nëse ka vazhduar drejt apo ka bërë rotondon dhe ka ardhur në drejtimin tonë.”
Ditën e sotme ka mbërritur një denoncim në redaksinë e JOQ Albania nga punonjës i Kadastrës së Durrësit i cili shprehet se ai dhe kolegët ndihen të terrorizuar nga presioni që i ushtrojnë institucionet.
Ai denoncon se rikthimi i Lusiena Kolës në detyrë ka ndodhur për shkak se ish-Drejtorit LSI-st të Legalizimeve në Durrës Flamur Gjuzit i ka rënë në dorë një video e Artan Lames duke ndarë pazaret dhe e ka shantazhuar këtë të fundit me rikthimin e Kolës në detyrë.
Punonjësi i Kadastrës shprehet se tashmë ata i ndajnë paratë e pazareve bashkë dhe situata në atë institucion është kthyer në terrorizuese.
Denoncimi i plotë i qytetarit:
“Pershendetje! Joq Albania, Jam nje punonjes i vjeter i Hipotekes te rrethit Durres.
Po ju shkruaj ju se ndihemi te terrorizuar prej me shum se nje viti nga presjoni qe ushtrohet mbi ne nga Drejtoria e pergjithshme,Prokuroria,Ministria por jo vetem. Jam nje person qe kam zbatuar vetem ligjin edhe nuk trembem nga kjo!
Aje qe me shqeteson mua por edhe koleget e mi eshte se per njerez qe jan te lidhur me pushtetin nuk ka ligj qe i ndal. Konkretishte eshte rikthyer ne pun Lusjana kola e Arrestuar per kurrupsjon jam ndjer i ofenduar por edhe i trishtuar si mund te ndodh kjo kur ne shantazhohemi cdo dit se do na flakin ne rrug ndon se nuk kan as edhe nje prov.
Mora vesh se kthimi i Lusjenit ne Hipoteken e Durrsi ka ardhur duke shantazhuar Artan Lamen se i dashuri i Lusjenit Flamur Gjuzi edhe ky nje i korriptuar ish Djetori i legalizimeve ne Durres i paska ber nje Vidio Artan Lames duke shkembyer lek edhe si pasoj Flamur Gjuzi ja ka kerkuar lames kthimin e Lusjanes ne pun ne te kundert do e publikoj vidion.
Tani ajo sillet si Drejtoresh trekendeshi i bermudes Flamur Gjuzi i sjelle klientat edhe i ndaj Leket me Artan Lamen.Jam shum i indinjuar per kte qe po shoh nuk kam ku te ankohem prandaj ju shkruajta ju. Nese do merni guximin ta publikoni ju lutem anonim. Faleminderit!“