Home Kryesore SKANDALI i shorteut tek Ardit Gjebrea/ Balerina e emisionit i fal apartament...

SKANDALI i shorteut tek Ardit Gjebrea/ Balerina e emisionit i fal apartament të atit

3570
0

Një rast me të vërtetë skandaloz raportohet të ketë ndodhur në ekranet shqiptare këtë të diel që lamë pas. Shumë shqiptarë ndjekës të emisionit të transmetuar në Tv Klan, E Diela Shqiptare, kanë raportuar një rast shkeljeje flagrante të fiksuar në kamera ku protagonistë janë balerina e këtij emisioni Rexhina Sinani dhe drejtuesi Ardit Gjebrea.

Në shorteun e supermarketeve SPAR ku do shpalleshin tre fitues apartamentesh përkatësisht në Tiranë, Shkodër e Korçë, ka ndodhur një episod i dyshimtë që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Në momentin kur do të shpallet fituesi i apartamentit të Tiranës, balerina Rexhina Sinani e cila është caktuar të zgjedhë biletën fituese shihet se gjatë gjithë kohës mban në dorë një biletë të gjatë të cilën e tërheq midis të tjerave deri në fund derisa e dorëzon tek drejtuesi Gjebrea.

Rezulton se bileta fituese mban emrin e babait të saj Shpëtim Sinani. Në faturën e treguar nga Gjebrea shihet edhe emri i balerinës Rexhina Sinani tek Karta Happy e këtij supermarketi.

Në momentin që fituesi përgjigjet në telefon, nuk reagon mbi faktin që vajza e tij punon aty e as për faktin që ajo ka emrin mbi kartën e blerjes së supermarketit, por të gjitha palët vazhdojnë në qetësi me procesin, ndërkohë që gjithçka është filmuar nga kamerat.

Në lidhje me rastin, disa qytetarë që kanë ndjekur skenën e të tjerë që njihnin personalisht personat e përmendur në video, të shqetësuar nga zhvillimi i këtyre shorteve dhe metodat që përdorin për të nxitur qytetarët të blejnë, shorte që supozohet të jenë transparente për klientët e tyre e publikun kanë denoncuar rastin dhe organizatorët e tyre.

“Pershendetje! Shikoni transparencen ne shorteun e Spar qe u hodh te E Diela Shqiptare. Si Arditi hedh biletat per te ndihmuar Rexhinen te nxjerri faturen ne emer te babait Shpetim Sinani. Si ka mundesi qe nuk reagoj babai se ka gocen qe punon aty. Si ka mundesi qe Arditi nuk ja permend mbiemrin e fituesit te trete dhe 2 te tjerve ja permend. Shikojeni si i thot Arditi prit Rexhina kur hedhin biletat poshte dhe Rexhina qe ne fillim deri sa ka mar Arditi bileten nuk e ka leshuar nga dora ate fleten e gjat. Gjithashtu shikoni te fatura eshte dhe emri Rexhina Sinani te karta happy e klientit. Dhe rexhina sinani ngaqe ka persorur karten happy dhe shpetim sinani qe eshte shkruar me dore!”

Me synim raportimin e pasqyrimin publikisht të fjalës së të dy palëve, si të akuzuarve dhe denoncuesve në një rast të tillë, JOQ ALBANIA kërkoi një reagim zyrtar nga të gjitha palët e përfshira në këtë proces para se të vijonte me publikimin e informacionit të disponuar prej disa ditësh tashmë, por nga ana e palës së akuzuar balerinës Rexhina Sinani si dhe drejtuesit të emisionit Ardit Gjebrea, nuk pati asnjë reagim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here