Pas skandalit të regjistruar në Durrës, ku kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti,bën fushatë në ditën e votimin ka ardhur edhe reagimi i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
Nga Vora ky po mbikqyrte procesin e votimit, Celiabashi i ka mëshuar faktit se sot është ende heshtje zgjedhore.
Ai iu ka bërë thirrje kandidatëve që mos të bëjnë fushatë me anë të thirrjeve për t’i votuar.
“I vetmi apel që mund të bëjnë sot është për pjesëmarrje”, ka thënë Celibashi.
Kujtojmë se Hoti mëngjesin e sotëm ka dërguar mesazhe në telefonat e qytetarëve duke bërë thirrje për ta votuar.