Një 18-vjeçar ka guxuar shumë, teksa ka vjedhur makinën e një 26-vjeçare. Kjo e fundit e ka lënë makinën ndezur dhe ka dalë për pak, por 18-vjeçari ka nxituar dhe e ka marrë makinën.
Policia i është vënë mbrapa dhe e ka arrestuar të riun.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet. 18-vjeçari do të akuzohet për vjedhje.