Mbrëmjen e sotme, mediat raportuan se gazetari Sokol Balla kishte pësuar infarkt dhe ishte dërguar me urgjencë në spital. Balla ka reaguar duke thënë se ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe ka dalë nga spitali.
Ai ka thënë se ka patur probleme shëndetësore mbrëmjen e djeshme dhe falë ndihmës së shpejtë të mjekëve ndodhet në shtëpi. “Jam shumë mirë”-ka deklaruar drejtori informativ i TCH.