Home AKTUALITET Sot protesta e madhe, çfarë pritet të ndodhë

Sot protesta e madhe, çfarë pritet të ndodhë

765
0

Kriza dhe rritja e çmimeve kanë ngritur qytetarët në këmbë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përgjatë 3 ditëve të fundit përfshirë edhe të sotmen qytetarët kanë nisur protestat anembanë vendit.

Ata po protestojnë paqësisht kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit. Revolta është shkaktuar si pasojë e rritjes së çmimeve, gjë që ka bërë që shumë qytetarë të mos i përballojnë dot e për pasojë të protestojnë.

Mijëra qytetarë kanë “pushtuar” sheshet kryesore dhe po ashtu kanë bllokuar rrugët, ndërsa uniformat blu kanë arrestuar dhjetëra persona forcërisht.

Ndërkohë, protesta më e madhe do të mbahet sot, ku qytetarë nga i gjithë vendi pritet të mblidhen në Tiranë para Kryeministrisë në orën 11:00.

Protestuesit kanë deklaruar se nëse çmimet nuk ulen do të vazhdojnë protestat, ndërsa kërkojnë edhe dorëheqjen e qeverisë Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri ka urdhëruar blindimin e dyerve të kryeministrisë dhe zhvendosjen e “veprës së artit” ose e thënë ndryshe “kërpudha” anash kryeministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here