Tag: alqi bllako

  • Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako del nga burgu, lihet në ”arrest shtëpie”

    Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako del nga burgu, lihet në ”arrest shtëpie”

    Ndryshon vendimi për ish-deputetin e PS-së. I akuzuar për aferën e inceneratorëve, Alqi Bllako ka dalë nga burgu këtë të enjte, kjo pasi për të Gjykata e Posaçme dha masën e sigurisë ”arrest shtëpie”.

    Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK-ut ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall e ku dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

    Në dëshminë që ka dhënë më herët në SPAK, Bllako ka deklaruar nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës, teksa shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave.

  • Inceneratorët/ Bllako “rrëfehet” në gjykatë, a i nxori shokët?

    Inceneratorët/ Bllako “rrëfehet” në gjykatë, a i nxori shokët?

    Apeli i GJKKO, ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish deputetin socialist Alqi Bllakon, duke refuzuar kërkesën e tij për hetim në gjendje të lirë.

    Sipas asaj që raportohet në media, Bllako ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me shpronësimin e tokës për inceneratorin e Fierit.

    Ndërsa për punësimin e babait të tij në inceneratorin e Tiranës, Bllako ka thënë se në atë periudhë nuk ka qenë në Ministrinë e Mjedisit por ka qenë i punësuar në Presidencë.

  • Ja çfarë dëshmoi Alqi Bllako para prokurorëve të SPAK

    Ja çfarë dëshmoi Alqi Bllako para prokurorëve të SPAK

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka dëshmuar për rreth dy orë sot para prokurorëve të SPAK për akuzat në ngarkim të tij.

    Bllako ka rrëfyer rolin e tij në dhënien me koncesion të inceneratorit të Fierit si dhe punësimin e babait te landfilli i Tiranës.

    Bllako ka pranuar se babai i tij ka qenë i punësuar në inceneratorin e Tiranës, që sipas tij nuk është i lidhur me Klodian Zoton, ndërsa ka shtuar se nuk ka konflikt interesi pasi kontrata është lidhur në kohën kur ai nuk ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

    “Babai im është punësuar në inceneratorin e Tiranës në të cilin Klodian Zoto nuk ka lidhje. Në kohën kur është lidhur kontrata e Inceneratorit të Tiranës nuk kam qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit”, ka thënë ai.

    Për akuzën se ka ndryshuar tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit nga tokë arë në tokë truall që i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm financiar, ish-deputeti ka deklaruar se vlerësimi është bërë nga një komision.

    “Sa i takon tokës për ndryshimin e destinacionit nga tokë arë në truall është ngritur një komision i cili e ka miratuar. Me pas shkresën ia kam përcjellë Këshillit të Ministrave, i cili mori vendimin përfundimtar”, është shprehur Bllako.

    Ish-deputeti Bllako u arrestua me kërkesë të SPAK më 1 prill, pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit që i jepte mbrojtje ligjore. Bllako sipas hetimeve të SPAK, dyshohet për abuzim me detyrën dhe korrupsion në aferën e inceneratorit të Fierit.

    Nga hetimet e SPAK kanë rezultuar të dhëna se Bllako, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit, ka favorizuar shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”, kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekë.

    SPAK ka paraqitur prova të reja në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-deputetin. Sipas prokurorëve, Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton drejt Italisë në prill 2019 dhe janë kthyer sërish bashkë një ditë më pas në Shqipëri. SPAK thotë se kjo provë përforcon dyshimet e përfshirjes së Bllakos në aferën e inceneratorit të Fierit.

    Bashkë me Bllakon, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dyshohet se ka përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. E njëjta skemë si në Elbasan ku Koka përfitoi rreth 3,7 milion euro, është kryer edhe në Fier.

  • Zhduket Alqi Bllako? Policia shkon për ta arrestuar, por s’e gjen në shtëpi

    Zhduket Alqi Bllako? Policia shkon për ta arrestuar, por s’e gjen në shtëpi

    Pasi GJKKO i caktoi masën e arrestit me burg, Policia i ka shkuar në shtëpi ish-deputetit socialist Alqi Bllako për ta arrestuar, por nuk e ka gjetur. Sipas BW, Bllako ende nuk është shoqëruar në polici, gjë që hedh poshtë lajmet gjatë ditës se Alqi Bllako ishte shoqëruar në polici.

    Ndërsa policia ende nuk ka dhënë detaje mbi procedurat që po ndjek lidhur me arrestimin e Bllakos. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

  • E FUNDIT/ Alqi Bllako vetëdorëzohet në polici

    E FUNDIT/ Alqi Bllako vetëdorëzohet në polici

    Deputeti i Ramës, Alqi Bllako, është vetëdorëzuar në Polici. Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Bllako ka shkuar në Drejtorinë e Policisë, Tiranë.

    Alqi Bllako, tashmë, ish-deputet ka pasur lidhje të ngushta me njerëzit e aferës inceneratorëve. Babai i tij ishte i punësuar në një nga inceneratorët dhe merrte 6 mijë euro në muaj, pa shkuar fare në punë.

    Kujtojmë se Edi Rama e quajti ‘përgjegjësi individuale’ situatën e ndodhur me Bllakon.

  • Në prag të arrestimit, Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit

    Në prag të arrestimit, Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit

    Alqi Bllako, deputeti socialist ka njoftuar se do të heqë dorë nga mandati i tij si ligjvënës në kuvendin shqiptar pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij lidhur me aferën e inceneratorëve.

    Reagimi i plotë i deputetit të PS, Alqi Bllako:

    Të nderuar miq!

    Natyrisht jam i tronditur nga kërkesa e SPAK-ut për ndalimin tim. Kam bindjen e thellë që një proces i paparagjykuar dhe i drejtë do ta provonte lehtësisht pafajësinë time; me bindjen e palëkundur se as kam shkelur kurrë ligjet e vendit e madje as kam thyer kurrë etikën e detyrës që kam ushtruar!

    Sidoqoftë, nuk ka arsye të angazhohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për këtë çështje dhe as nuk dua të përfitoj apo të më ofrohet një trajtim ndryshe nga çdo qytetar tjetër i vendit tonë.

    Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik.

    Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë!

    Ju jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen!

    Mezi pres t’u provoj të vërtetën dhe të drejtën e pastër miqve, dhe padyshim armiqve!

  • Alqi Bllako mund të marrë me vete Erion Veliajn, dokumenti që e nxjerr zbuluar

    Alqi Bllako mund të marrë me vete Erion Veliajn, dokumenti që e nxjerr zbuluar

    Ditën e sotme, SPAK, urdhëroi arrestimin e Alqi Bllakos, deputetit socialist që duket se i ka zhytur mirë duart në paratë e inceneratorëve. Sipas SPAK, kontrata koncensionare u ndryshua dy herë dhe këto ndryshime janë bërë pikërisht nga Alqi Bllako, në atë kohë sekretar në Ministrisë e Mjedisit. Në dosje përmendet edhe fakti që babai i Alqi Bllakos merrte një pagë prej 6 mijë EURO në muaj, por që është paraqitur tek inceneratori vetëm 2-3 herë gjithsej. Ai ka përfituar plot 150 MLN lekë nga kompania koncesionare.

    Alqi Bllako, është personi i dytë i një niveli të lartë që pritet të arrestohet për çështjen e inceneratorëve, por theksojmë që është serish një ‘cironkë’, krahasur me ‘peshkaqenët’ që xhirojnë miliona euro nga kjo aferë korruptive.

    Një nga ta dyshohet se është edhe Erion Veliaj. Sipas një dokumenti, të publikuar pak kohë më parë nga një gazetar investigativ, Erion Veliaj ka miratuar ndërtimin e inceneratorit 128 Milionë euro të Tiranës. Siç shihet edhe nga dokumenti, kjo shkresë është një kthim përgjigjeje për Alqi Bllakon, me detyrë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

    Konkretisht në dokument thuhet se Bashkia Tiranë shprehet parimisht dakord përsa i përket rolit të saj, referuar Studimit të Fizibilitetit paraqitur nga ana e Ministrisë së mjedisit. Nuk dihet nëse ky dokument ka arritur deri në SPAK, por Alqi Bllako mund të marrë edhe persona të tjerë pas vetes së tij, madje pa e hapur gojën aspak para prokurorëve që hetojnë me pikatore.

    Këmbanat bien për ata që kanë vesh, kështu që Lali Leku, shtrëngo dhëmbët dhe bëhu burrë. Pas Alqi Bllakos mund ta kesh radhën ti.

  • Alqi Bllako mund të tregojë shokët?! Edi Rama mbledh urgjentisht ministrat

    Alqi Bllako mund të tregojë shokët?! Edi Rama mbledh urgjentisht ministrat

    Pas urdhër-arrestit të Alqi Bllakos, Edi Rama ka mbeldhur të gjithë ministrat tek Vila 31, pranë kryesisë së Kuvendit. Ata do flasin për çështjen e inceneratorëve.

    Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë 5 masa të tjera për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit. SPAK i ka kërkuar Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Deputeti ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në periudhën kur janë miratuar koncensionet për inceneratorët.