Tag: rusi

  • E fundit/ Rusia kërcënon me luftë Britaninë e Madhe

    E fundit/ Rusia kërcënon me luftë Britaninë e Madhe

    Në 9 javë luftë me Ukrainën, Rusia ka nisur kërcënimet ndaj Britanisë së Madhe. Pasi kjo e fundit tha se do të mbështeste Ukrainën, nëse vendoste të sulmonte Moskën, ministria ruse e mbrojtjes ka paralajmëruar për një “përgjigje proporcionale” të menjëhershme nëse Britania vazhdon “provokimin e drejtpërdrejtë” për të goditur objektivat në Rusi.

    Reuters shkruan se ministria citoi deklaratat e ministrit James Heappey, që thoshte se Britania mbështet trupat ukrainase që kryejnë sulme në territorin rus. Duke folur më herët sot, Heappey tha se “nuk është domosdoshmërisht problem” nëse Ukraina përdor armë të dhuruara nga Britania.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha:

    Ne dëshirojmë të nënvizojmë se provokimi i drejtpërdrejtë i regjimit të Kievit nga Londra në veprime të tilla, nëse veprime të tilla kryhen, do të çojë menjëherë në reagimin tonë proporcional. Siç kemi paralajmëruar, Forcat e Armatosura Ruse janë në gatishmëri gjatë gjithë orarit për të nisur sulme hakmarrëse me armë me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi në qendrat vendimmarrëse në Kiev.

  • Nuk ndalet Rusia, deputeti: Të pushtojmë edhe Poloninë!

    Nuk ndalet Rusia, deputeti: Të pushtojmë edhe Poloninë!

    “Rusia mund të kryejë një sulm të plotë kundër Polonisë, shteteve baltike dhe Kazakistanit si pjesë e një operacioni të posaçëm ushtarak global për çmilitarizimin dhe denazifikimin”. Kështu deklaroi deputeti rus Sergei Savostyanov, duke e vënë theksin tek një proces më të plotë të garantimit të sigurisë së Federatës Ruse.

    “Ky është vetëm fillimi. Rusia premton qartë se do të ketë shumë gjak në Evropë”- shkruan nga ana tjetër Mykhailo Podolyak, kryenegociatori i Ukrainës dhe këshilltari i Presidentit Zelensky në Twitter.

  • Nuk përjashtohet sulmi nuklear nga Putini. SHBA, Franca e Britania 970 koka raketash bërthamore në gatishmëri

    Nuk përjashtohet sulmi nuklear nga Putini. SHBA, Franca e Britania 970 koka raketash bërthamore në gatishmëri

    Presidenti rus Putin ka vënë në gatishmëri forcat e tij bërthamore. Zyrtarisht NATO po reagon me kujdes. Megjithatë, parimisht një pjesë e armëve të saj bërthamore janë gjithmonë gati për përdorim.

    A është kërcënimi i qartë i presidentit Vladimir Putin me armët e tij bërthamore ndërkohë një rikthim në Luftën e Ftohtë? Në një kohë, kur arsenalet kundërshtare bërthamore penguan, që raketat të mos përdoreshin ndonjëherë. Momenti më shpërthyes në këtë skenar frikësues mes Traktatit të Varshavës dhe NATO-s, që zgjati dekada, ishte kriza e Kubës e vitit 1962, të cilën Uashingtoni dhe Moska mundën ta çtensinonin diplomatikisht në minutën e fundit. Në parim në logjikën politike nuk ka ndryshuar asgjë: të dyja palët duhet ta paramendojnë se çmimi i përdorimit të armëve bërthamore është shumë i lartë, sepse pala tjetër do të përgjigjej menjëherë. Një pat i tmerrshëm.

    Armët bërthamore të NATO-s të shpërndara në Evropë

    Kur Putin në fillim të invazionit të tij në Ukrainë paralajmëroi NATO-n nga një ndërhyrje dhe kërcënoi me pasoja, “siç nuk i keni parë deri tani në histori”, ministri i Jashtëm francez Yves le Drian u përgjigj se ai këtë e kuptonte si një kërcënim me përdorimin e armëve bërthamore dhe shtoi: “Unë besoj se Vladimir Putin duhet të kuptojë se edhe NATO është një aleancë bërthamore”.

    Që nga mesi i viteve 1950 SHBA kanë vendosur një numër armësh bërthamore në kuadër të NATO-s në tokën evropiane. Shifrat e sakta mbahen sekret. Vetë aleanca ushtarake deklaroi, se ka rreth 100 koka bërthamore të ruajtura në gjashtë baza ushtarake në pesë vende anëtare: Kleine-Brogel në Belgjikë, bazën Büchel në Gjermani, Aviano dhe Ghedi në Itali, Volkel në Holandë dhe Incirlik në Turqi.

    Në bazë të marrëveshjes NATO-Rusi të vitit 1997, NATO deri tani është përmbajtur nga vendosja e armëve bërthamore në vendet e reja anëtare të Evropës Lindore. Por pas invazionit rus në Ukrainë vlefshmëria e kësaj marrëveshjeje vihet në pikëpyetje. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg reagoi të dielën (27.02) në BBC përsëri me kujdes ndaj kërcënimit të fundit nga Moska: “Kjo tregon seriozitetin e situatës. NATO nuk dëshiron një luftë me Rusinë, ne jemi një aleancë mbrojtëse”.

    Megjithatë, armët bërthamore të stacionuara në Evropë në kuadër të NATO-s janë vetëm një pjesë e vogël e arsenalit të përgjithshëm të fuqive bërthamore. Sipas vlerësimeve të fundit Rusia ka mbi 6250 koka shpërthyese bërthamore, SHBA 5500, Franca 290 dhe Britania 225. Pas marrëveshjeve të çarmatimit të viteve 1980, të dyja palët kishin reduktuar në mënyrë drastike sasinë e armëve të tyre bërthamore: në kulmin e luftës së ftohtë SHBA kishin rreth 70.000 dhe Rusia rreth 55.000 koka shpërthyese bërthamore.

    Kodi operacional nuklear në kapanonet e nëndheshme

    Sipas Shoqatës së Shkencëtarëve Amerikanë (FAS), Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania mbajnë rreth 970 nga armët e tyre bërthamore në gatishmëri. Kjo do të thotë se ato ruhen së bashku me sistemet e goditjes dhe duhet të jenë gati për përdorim për rreth pesëmbëdhjetë minuta. Atyre u qëndrojnë përballë rreth 900 koka bërthamore ruse të gatshme për të goditur.

    Në NATO vlen parimi i participimit nuklear, që do të thotë se në parim të gjitha vendet anëtare janë të përfshira në planifikim dhe zbatim. Megjithatë kodi operacional për armët në kapanonet e tyre nëntokësore mbetet në duart e SHBA. Vendimet merren në kuadër të grupit të planifikimit bërthamor të NATO-s, takimet e të cilit i nënshtrohen nivelit më të lartë të fshehtësisë.

    NATO kryen çdo vit një stërvitje bërthamore njëjavore të quajtur “Steadfast Noon”. Tetorin e kaluar stërvitjet u zhvilluan në Evropën Jugore dhe sipas të dhënave zyrtare morën pjesë katërmbëdhjetë vende anëtare. Si rregull vendet pritëse nuk përmenden – gjithçka i nënshtrohet fshehtësisë. Dhe në manovra nuk përdoren armë të vërteta bërthamore, por përdorimi i tyre i mundshëm vetëm simulohet.

    Nuk përjashtohet përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia

    Përveç armëve të mëdha bërthamore strategjike, të gjitha palët kanë edhe armë bërthamore më të vogla, të ashtuquajturat taktike, me fuqi më të ulët shpërthyese, të cilat mund të ngarkohen në transportues normalë të betejës. Ato nuk do të shkatërronin zona të tëra, por do të kontaminonin me rrezatim bërthamor një rajon të madh, të krahasueshëm me një aksident të madh në një central bërthamor. Disa ekspertë besojnë se presidenti Putin po shqyrton përdorimin e një arme të tillë taktike bërthamore për të futur frikën në NATO dhe për të thyer frontin e saj të ngjeshur kundër Rusisë.

    Por se cfarë do të thotë saktësisht Putini me termin “gatishmëri speciale luftarake” të përdorur të dielën është mister edhe për ekspertët. Gazeta britanike “The Guardian” citon lidhur me këtë Pavel Podevig, i cili punon në Gjenevë për projektin kërkimor mbi “armatimin bërthamor rus”. Mund të jetë një “komandë e përkohshme” që do të bënte të mundur një sulm hakmarrës, thotë ai. “Por kjo nuk është përgatitje për një goditje të dorës së parë.”

    Podvig nuk e konsideron formulimin si nivelin më të lartë të gatishmërisë, por më tepër si një aksion, që fillimisht duhet të krijojë gatishmërinë për veprim të zinxhirit komandues: “Por është një shkallë mjaft e lartë.” Rusia ka vendosur tashmë në Bjellorusi një numër sistemesh të avancuara raketash dhe ka pozicionuar flotën e saj detare në Detin e Zi./DW

  • FIFA përjashton Rusinë, Kombëtares shqiptare i hapet rruga drejt Botërorit?

    FIFA përjashton Rusinë, Kombëtares shqiptare i hapet rruga drejt Botërorit?

    Shumë sanksione nga shumë shtete të botës janë duke u marrë në drejtim të Rusisë. Ditën e sotme, FIFA dhe UEFA ka vendosur të skualifikojë kombëtaren ruse nga Kampionati Botëror, si një sanskion më tepër ndaj shtetit rus. Aktualisht në rënditjen finale të ndeshjeve të grupeve, Rusia ndodhet në vendin e dytë ku do të luajë në Play-Off.

    Pra vendi i parë futet zyrtarisht në fazën tjetër të Kampionatit Botëror ndërsa vendi i dytë shkon në Play-Off. Rusia ndëshkohet duke hequr kombëtaren e tyre të futbollit nga ky turnament dhe e treta e grupit, e cila është Slovakia, do të kishte shansin të futej në Play-Off.

    Kështu, Rusia ndëshkohet dhe mund të gjykohet se vendi i tretë më i mirë nga të gjitha grupet përkatëse të futej në Play-Off në vend të Rusisë. Vendi i tretë me më shumë pikë është kombëtarja shqiptare, kështu mundësia është se Shqipëria do të marrë pjesë në Play-Off. Të presim e të shohum çdo ndodhë në vazhdim.

  • Ushtarët e uritur të Putin vjedhin ushqime nëpër dyqane

    Ushtarët e uritur të Putin vjedhin ushqime nëpër dyqane

    Që prej të enjtes në mëngjes Rusia ka sulmuar Ukrainën dhe pushtimi ka nisur. Shumë qytete janë në duart e rusëve tani ndërsa numri i fataliteteve nga të dyja anët sa vjen e rritet.

    Por pavarësisht këtyre si ushtria ruse ashtu edhe ajo ukrainase kanë një numër të madh ushtarësh që po luftojnë.

    Në mediat sociale së fundmi po qarkullon një video ku duken ushtarët rusë të cilët vjedhin ushqime nëpër dyqanet dhe marketet e Ukrainës.

  • Çfarë ndodh nëse Ukraina pushtohet: 80 000 të vrarë, 5 milionë refugjatë, marrje e Kievit për 48 orë

    Çfarë ndodh nëse Ukraina pushtohet: 80 000 të vrarë, 5 milionë refugjatë, marrje e Kievit për 48 orë

    Mediat në Perëndim po referojnë për opsionin e një pushtimi të plotë të Ukrainës nga Rusia duke referuar burime të ndryshme amerikane.

    Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë shpërndarë lajme sipas të cilave deri në mesin e muajit shkurt, Putin do të ketë grumbulluar 150 000 trupa në kufi me Ukrainën që konsiderohet një forcë e mjaftueshme për të realizuar një operacon pushtimi të mbarë vendit.

    Të njëjta burime shkojnë më tej duke vlerësuar se brenda 48 orëve forcat ruse do të kenë marrë Kievin, rrëzuar presidentin Volodymyr Zelenskiy me pasoja 25 000-50 000 civilë të vdekur, 5000-25 000 ushtarë ukrainas të vrarë dhe 3000-10 000 ushtarë rusë të vrarë.

    Alarmi mbi situatën shkon më tej teksa shërbimet amerikane parashikojnë një valë refugjatësh prej 5 milionë njerëzish, ndërkohë që pak ditë më parë, SHBA deklaroi se ka të dhëna se Rusia po relaizon një material video sipas të cilit inskenohet një sulm nga Ukraina që do të shërbejë si pretekst për ta sulmuar atë.

    Kremlini vetë ka hedhur poshtë këto zëra duke deklaruar se nuk ka plan të sulmojë Ukrainën, edhe pse ka kërkuar vazhdimisht që Perëndimi të ndalojë zgjerimin në Lindje të NATO-s, çka nënkupton në kontekstin aktual se një pranim i mundshëm i Ukrainës në Aleancë, nuk do të kalojë pa luftë dhe pa ndarjen e saj territoriale.

  • Kundër luftës me Ukrainën/ Shpërthejnë protestat në Rusi, mbi 700 të arrestuar

    Kundër luftës me Ukrainën/ Shpërthejnë protestat në Rusi, mbi 700 të arrestuar

    Më shumë se 700 persona janë arrestuar në Rusi të cilët u ngritën në protestë kundër luftës me Ukrainën.

    Demonstratat ishin organizuar në 40 vende të ndryshme, duke përfshirë në kryeqytet, Moskë.

    “Më shumë se 735 persona janë arrestuar në 40 qytete, 330 vetëm në Moskë, shkruan The Times of Izrael.

    Policia ruse  u kërkon protestuesve të largohen nga Sheshi Pushkinskaya në Moskë, duke thënë me altoparlantë se protesta është e paautorizuar.

    Autoritetet ruse të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe akuza penale.

    Nderkohe një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë thotë se ushtria e vendit ka arritur qëllimet që kishte vendosur për ditën e parë të pushtimit të Ukrainës. “Të gjitha detyrat që iu caktuan grupeve të trupave të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse për atë ditë u kryen me sukses,” tha Igor Konashenkov.

  • Joe Biden tregon planin që ka për të sulmuar Rusinë

    Joe Biden tregon planin që ka për të sulmuar Rusinë

    Presidenti Joe Biden ka paraqitur një “menu opsionesh” për të kryer sulme masive kibernetike për të penguar aftësinë e Rusisë për të mbështetur operacionet e saj ushtarake në Ukrainë.

    Dy zyrtarë të inteligjencës amerikane, një zyrtar perëndimor i inteligjencës dhe një person tjetër i informuar për këtë çështje thonë se nuk janë marrë vendime përfundimtare, por ata thonë se inteligjenca amerikane dhe luftëtarët kibernetikë ushtarakë po propozojnë përdorimin e armëve kibernetike amerikane në një shkallë të pamenduar më parë.

    Ndër “idetët” janë ndërprerja e lidhjes së internetit në të gjithë Rusinë, mbyllja e energjisë elektrike dhe ngatërrimi i çelësave të hekurudhës për të penguar aftësinë e Rusisë për të rifurnizuar forcat e saj.

    Joe Biden tregon planin që ka për të sulmuar Rusinë
  • Në Rusi qytetarët i thonë “JO LUFTËS”, policia i arreston

    Në Rusi qytetarët i thonë “JO LUFTËS”, policia i arreston

    Dita e sotme ka nisur me lajmin se Rusia ka sulmuar me raketa e bomba Ukrainën duke shpallur luftën mes dy vendeve.

    Deri më tani raportohet se të vdekur nga të dyja frontet e luftës, ndërsa mijëra ukrainas kanë dalë në rrugë për t’i shpëtuar vdekjes dhe sulmeve që vazhdojnë dhe ende nuk kanë ndalur. Por pavarësisht vendimit të qeverisë ruse për të nisur një luftë dhe pushtimin e një shteti të pavarur, vetë shtetasit rusë nuk janë dakord me një vendim të tillë.

    Mijëra shtetas rus kanë dalë duke protestuar në sheshet kryesore të Rusisë pasi i thonë :Jo luftës. Forca të shumta policie kanë zbarkuar në sheshe dhe kanë nisur me arrestimet e protestuesve. Mes rusëve që i thonë ‘Jo luftës’ janë edhe figura të njohura të sportit, si futbollisti i kombëtares ruse Fedor Smolov.

    Në Rusi qytetarët i thonë “JO LUFTËS”, policia i arreston
  • Ministri rus i Mbrojtjes: Ukraina po na sulmon ne, Rusia thjesht po mbrohet

    Ministri rus i Mbrojtjes: Ukraina po na sulmon ne, Rusia thjesht po mbrohet

    Teksa Rusia ka nisur të bombardojë qytetet e Ukrainës, një zëdhënës i ministrit të Mbrojtjes rus, ka thënë se ata thjesht po mbrohen pasi është Ukraina ajo që po i sulmon.

    Në reagimin e transmetuar nga RT, media e Putin, qytetarët nuk janë përmbajtur në komente ndaj cinizmit dhe hipokrizisë së qeverisë ruse.

    Igor Konashenkov, një zëdhënës kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, tha se ata “nuk po kryenin asnjë sulm me raketë, aviacion dhe artileri në qytetet e Ukrainës”, duke shtuar se “Forcat e armatosura ukrainase po vazhdojnë të bombardojnë qytetet e #Donbass.’

    Konashenkov ishte i prirur të tregonte se forcat ruse po veprojnë në mënyrë mbrojtëse, “duke çaktivizuar vetëm infrastrukturën #ushtarake, objektet e mbrojtjes ajrore, aeroportet ushtarake dhe avionët e forcave të armatosura të Ukrainës” dhe “duke mos kërcënuar popullsinë civile”.

    Ministri rus i Mbrojtjes: Ukraina po na sulmon ne, Rusia thjesht po mbrohet