Tag: rusi

  • NATO lë në baltë Ukrainën: Nuk është anëtar i yni, nuk do çojmë trupa mbrojtëse

    NATO lë në baltë Ukrainën: Nuk është anëtar i yni, nuk do çojmë trupa mbrojtëse

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i është përgjigjur situatës në #Ukrainë, duke njoftuar një listë sanksionesh, por duke deklaruar se trupat e NATO-s nuk do vendosen në vend për të mbrojtur Ukrainën, raporton Russia Today.

    “Ukraina nuk është anëtare e aleancës”,-tha Stoltenberg, duke shtuar se nuk kishte trupa të #NATO-s aktualisht në Ukrainë. “Ajo që ne bëjmë është defensive,”-shtoi ai duke u distancuar nga lufta Rusi-Ukrainë.

    Ukraina ka aspiruar për t’u bërë pjesë e aleancës së NATO, lëvizje kjo që u pa si kërcënuese nga ana e Rusisë. Nëse sot do të ishte pjesë e aleancës, do të kishte mbështetjen ushtarake e të gjitha vendëve anëtare.

    NATO distancohet nga lufta: Ukraina nuk është anëtar i yni, nuk do çojmë trupa mbrojtëse
  • Rusia sulmon Ukrainën: Nga urdhri i Putin për nisjen e pushtimit te viktimat e para, ja çfarë ndodhi në 5 orë luftë

    Rusia sulmon Ukrainën: Nga urdhri i Putin për nisjen e pushtimit te viktimat e para, ja çfarë ndodhi në 5 orë luftë

    Dita e sotme ka nisur me lajmin se Rusia ka sulmuar me raketa e bomba Ukrainën duke shpallur luftën mes dy vendeve. Më poshtë gjeni një përmbledhje të shkurtër të asaj çfarë ka ndodhur që prej orës 05:55(ora e Rusisë) e deri më tani që në Rusi ora shënon 12:22:

    Në një fjalim televiziv në orën 05:55 me orën e Moskës (02:55 GMT), Vladimir Putin i Rusisë njoftoi një “operacion ushtarak” në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Putin tha se Rusia po vepronte në vetëmbrojtje. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të linin armët. Çdo ndërhyrje nga fuqitë e jashtme kundër Rusisë do të merrte një përgjigje “të menjëhershme”, tha ai.

    Rusia ka goditur infrastrukturën e Ukrainës me raketa, thotë Ukraina. Ukraina gjithashtu thotë se ka rrëzuar aeroplanin rus gjë që Moska e mohon.

    Karvane trupash dhe tankesh kanë hyrë në Ukrainë nga të gjitha drejtimet. Një autokolonë ka kaluar nga Bjellorusia në një pikë në veri të kryeqytetit Kiev. Një tjetër ka hyrë nga Krimea në jug, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014.

    Rusia sulmon Ukrainën: Nga urdhri i Putin për nisjen e pushtimit te viktimat e para, ja çfarë ndodhi në 5 orë luftë

    Raportohet se të paktën tetë persona janë vrarë dhe 18 janë zhdukur.

    Ka bllokime të gjata trafiku ndërsa banorët përpiqen të largohen nga kryeqyteti Kiev. Banorët e tjerë kanë kërkuar strehim në stacionet e metrosë. Korrespondentët e BBC-së thonë se megjithëse njerëzit prisnin një sulm, shkalla e pushtimit i ka zënë në befasi.

    Ukraina ka shpallur gjendjen ushtarake. Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba ka kërkuar sanksione shkatërruese, duke përfshirë ndalimin e Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare Swift.

    Çmimet e naftës janë rritur në më shumë se 100 dollarë për fuçi për herë të parë në shtatë vjet. Monedha ruse, rubla, ka rënë në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit dhe euros; Tregjet në Mbretërinë e Bashkuar kanë rënë.

    Ka pasur një gjuhë dënimi nga liderët botërorë: Presidenti i SHBA Joe Biden tha se lufta do të sillte “humbje katastrofike të jetës”; Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se ishte “i tmerruar” nga “sulmi i paprovokuar”.

  • Putin arrin qëllimin e tij, nis lufta Rusi–Ukrainë, rusët bombardojnë me raketa

    Putin arrin qëllimin e tij, nis lufta Rusi–Ukrainë, rusët bombardojnë me raketa

    Lufta Rusi-Ukrainë sapo ka nisur. Mediat ukrainase bëjnë të ditur se Moska ka pushtuar me raketa Kievin, Kharkovin dhe Dnieper,

    Këtë e ka bërë të ditur Anton Gerashchenko, këshilltar i kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Moska ka nisur sulme me raketa ndaj disa zonave të Ukrainës.

    Dhe gazetarët e CNN në qytetet anembanë Ukrainës kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime të forta në orët e para të së enjtes.

    Gazetari Matthew Chance i CNN në Kiev, Ukrainë, ka ndaluar raportimin e tij të drejtpërdrejtë për të vendosur jelekun dhe helmetën ndërsa ai dhe ekipi dëgjuan shpërthime të forta pranë qytetit.

  • Tensionet Rusi-Ukrainë, a do hyjë në luftë SHBA?

    Tensionet Rusi-Ukrainë, a do hyjë në luftë SHBA?

    Tensioni mes Ukrainës dhe Rusisë dita ditës sa vjen e rritet dhe raportimet e fundit tregojnë se Rusia po bëhet gati të nisi luftën për pushtim.

    Por përgjigjes nëse SHBA do të përfshihet në këtë luftë apo jo i është përgjigjur edhe një herë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Ajo tha se SHBA nuk do të hyjë në luftë me Rusinë, edhe nëse ajo kryen një pushtim të plotë të Ukrainës.

    “Ne nuk do të jemi në një luftë me Rusinë apo të vendosim trupa ushtarake në terren në Ukrainë duke luftuar Rusinë”-tha ajo. Më tej një gazetar pyeti nëse kjo qëndron edhe nëse Rusia “merr të gjithë Ukrainën”.

    “Kjo mbetet për t’u parë, por ajo që do t’ju them është se Presidenti ka qenë kristal i qartë dhe i qëndrueshëm, ai nuk po dërgon trupa amerikane në Ukrainë.”

    Tensionet Rusi-Ukrainë, a do hyjë në luftë SHBA?
  • Ukraina në rrezik pushtimi, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

    Ukraina në rrezik pushtimi, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

    Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës bëri thirrje të mërkurën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin, me përjashtim të rajoneve lindore të Donetskut dhe Luhanskut të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, ku një gjendje e jashtëzakonshme është vendosur që nga viti 2014.

    Gjendja e jashtëzakonshme fillimisht do të zgjaste 30 ditë dhe do të rriste kontrollet e dokumenteve dhe automjeteve. Rekomandimi i këshillit kërkon miratimin parlamentar përpara se të hyjë në fuqi.

    Më herët, Kievi u kërkoi vendeve perëndimore të vendosin më shumë sanksione ndaj Rusisë pas një raundi gjithëpërfshirës kufizimesh nga BE, SHBA dhe vende të tjera perëndimore.

    Ukraina në rrezik, Këshilli i Sigurisë kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
  • E fundit/ Rusia nis pushtimin e Ukrainës, dalin pamjet

    E fundit/ Rusia nis pushtimin e Ukrainës, dalin pamjet

    Rusia ka nisur pushtimin e një pjesë të Ukrainës.

    Korrospodenti i Guardian në Moskë, Andrew Roth, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar trupat ushtarake që të futen në dy rajonet e Ukrainës që shpallen sot pavarësinë me mbështetjen e Rusisë.

    Forcat e armatosura të Rusisë tashmë kanë marrë rrugën për Donetsk dhe Luhansk.

    Pamje të tankeve ruse duke marshuar drejt zonave të vet-shpallura si të pavarura brenda territorit të Ukrainës janë publikuar në rrjete sociale.

    Në të njëjtat zona, separatistë pro-rusë kanë zbarkuar nëpër rrugë, duke festuar njohjen e pavarësisë nga Rusia.

  • Sulm me predha në Ukrainë, deputetët futen në bunker për t’u shpëtuar bombardimeve

    Sulm me predha në Ukrainë, deputetët futen në bunker për t’u shpëtuar bombardimeve

    Disa deputetë dhe gazetarë ukrainas janë detyruar të futen në një bunker, gjatë një vizite në zonën e konfliktit në Donetsk, pasi u përballën me bombardimet e separatistëve.

    Deputeti i Partisë Shërbëtore të Popullit, David Arakhamia, filmoi momentet kur së bahsku me kolegët e tij dhe gazetarët qëndruan të mbyllur në bunker, ndërkohë që jashtë shpërthenin predhat e hedhura nga separatistët.

    Tensionet po shtohen dita-ditës në Donetsk, pasi ditën e djeshme forcat e ushtrisë ruse shpërthyen tubacionet e gazit, ndërkohë që fajin ua faturuan ukrainasve.

    Sipas shteteve perëndimore, këto sulme bëhen me qëllim nga Rusia si një pretekst për të filluar luftën, pasi Vladimir Putin deklaroi pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, se në Donbas po bëhej gjenocid nga ana e Ukrainës.

  • Gati për pushtim, Rusia tallet keq me Ukrainën

    Gati për pushtim, Rusia tallet keq me Ukrainën

    Prestigjiozja ruse Russia Today e njohur për sarkazmën dhe qëndrimet pranë qeverisë, është tallur me një aksion të ushtrisë ukrainase gjatë ditës së sotme në një video ku duken dy tanke duke u përplasur gjatë një stërvitjeje ushtarake.

    Epo, dikush harroi të bënte “Manovrën e sinjalit të pasqyrës”- shkruan artikulli. Personeli ushtarak në #Ukrainë “u fëlliq” pas një aksidenti tankesh gjatë një sërë ushtrimesh në rajonin #Rivne të vendit.

    Rusët tallen rëndshëm me Ukrainën: Ushtria përplasi tanket para kryeministrit, çfarë fëlliqjeje

    Stërvitja “Snowstorm-2022” goditi një mjet tjetër në rrugë teksa një tank harroi të shikonte se ku po shkonte dhe përplasi takun tjetër në rrugën e tij. E turpshme në kohën më të goditur, pasi kjo përplasje thuhet se ka ndodhur përballë presidentit ukrainas Volodymyr #Zelensky.

    Nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar në incident; le të shpresojmë se e vetmja gjë që u lëndua ishte krenaria e tyre.

  • Rusia e ka marrë seriozisht pushtimin/ Shpërthim i fuqishëm në qytetin ukrainas

    Rusia e ka marrë seriozisht pushtimin/ Shpërthim i fuqishëm në qytetin ukrainas

    Ukraina nuk po gjen qetësi, ndërsa rreth orës 00:05 me kohën lokale të Moskës në qytetin Luhansk është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

    Sipas mediave ukrainase, ngjarja ka ndodhur në veriperëndim të qytetit.

    Pak pas mesnate/ Qyteti i Ukrainës përfshihet nga një shpërthim i fuqishëm

    Bëhet fjalë për shpërthimin e një tubacioni gazi i cili kishte marrë flakë në rrethana ende të mistershme dhe që ndodhej në një njësi të shpërndarjes së gazit në zonën e rrugës Belomorskaya 2. Gazsjellësi i Druzhbës u shkrumbua e tëra nga flakët, ndërsa hetimet për të gjetur autorin vijojnë ende. Deri tani nuk është raportuar për viktima, por vetëm të plagosur lehtë.

  • Rusia sulmon sërish, ushtarët qëllojnë me mitraloz dhe granata 12 automjete të Kryqit të Kuq ukrainas

    Rusia sulmon sërish, ushtarët qëllojnë me mitraloz dhe granata 12 automjete të Kryqit të Kuq ukrainas

    Në Ukrainë janë dëgjuar sërish të shtëna armësh dhe kësaj here në drejtim të autokolonës së Kryqit të Kuq.

    Sipas mediave ukrainase, ushtarët rusë kanë hapur zjarr ndaj mjeteve të Kryqit të Kuq që po shpërndanin ndihma. Sulmi me armë zjarri ka ndodhur në pikën e kontrollit Shchastya në rajonin e Luhansk.

    Ngjarja është bërë e ditur nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës Valery Zaluzhny, i cili për mediat në Ukrainë, ka thënë se rreth orës 12:00 të ditës së sotme forcat ruse kanë shënjestuar me armë 12 automjete të Kryqit të Kuq.