Disa tifozë holandezë janë parë ditën e sotme në Surrel. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, ata kanë marrë rrugën drejt Tiranës në këmbë. Videoja është regjistruar nga një banor i zonës.
Tifozët holandezë janë shfaqur disi të dhunshëm ditën e djeshme. Disa prej tyre kanë dhunuar një shqiptar, i cili përfundoi në spital me plagë të rënda në kokë.
Kujtojmë se finalja mes Romës dhe Feyenoord do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Rreth 2500 forca policie janë në terren për të kontrolluar situatën, pasi tifozët e të dyja skuadrave janë shumë të dhunshme.