Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në te “rruga e Kavajës”, në afërsi të kompleksit Deliorgji. Mësohet se një mjet tip “GL” ka përplasur një çift dhe fëmijën e tyre që ishte në karrocë. Automjeti ka përplasur çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre të 3 muajsh të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Fill pas ngjarjes së rëndë shoferi ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. bëhet e ditur se shoferi rezulton se drejtonte mjetin pa lejë drejtimi, pasi ia kishin hequr patentën 3 javë më parë.
Policia:
Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.