Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore kanë arrestuar shtetasin E. M., 42 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.
Ky shtetas u kap nga forcat e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin tip “Benz”, duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 3000 euro secilit, ju kishte premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, i shtetasit E. M., 42 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.
Ky shtetas u kap nga forcat e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin tip “Benz”, duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 3000 euro secilit, ju kishte premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së”, njofton policia.